web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Grida Dumës/ Myslim Murrizi: Nuk ka asnjë peshë elektorale

2022-11-08 13:58:00, Politikë CNA

Largimi i Grida Dumës/ Myslim Murrizi: Nuk ka asnjë peshë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi  ka komentuar largimin e Grida Dumës, nga PD.

Sipas tij, lënia e mandatit  të deputetes nga Grida Duma, por jo vetëm, vjen edhe si defekt i marrëveshjes së prillit 2008 mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Murrizi u shpreh se ky ligj bën që kryetarët të emërojnë deputetët dhe këta të fundit nuk kanë peshë elektorale.

“Unë e shoh defektin te prilli i 2008-s. Pazari mes Berishës dhe Ramës solli një ligj bastard zgjedhor që deputeti nuk ka asnjë peshë për votën e sovranit në kurriz. Janë thjesht të emëruar apo ardhur në parlamentin nga firmat e titullarit përkatës. Në momentin që shikojnë që u prish bajraktarizimi i këtij titullari ose shohin që ai që i solli nuk do jetë më, po të kishin siguri, nuk do e kishin lënë”, u shpreh ai./CNA.al





21:28 POLITICS

Inceneratori

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncua...

20:57 POLITICS

Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar...

Lajmet e fundit nga