web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Censurë në konferencën e shtypit të avokatëve të Veliajt

2025-03-07 13:10:00, Politikë CNA
Skandal/ Censurë në konferencën e shtypit të avokatëve
Erion Veliaj

Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim paarsh Erion Veliaj do të zhvillojnë sot një konferencë për shtyp me gazetarët, në orën 14:00 por pa prezencën e kamerave, një akt skandaloz dhe censure.

Skandali qëndron në faktin që gazetarët do të lejohen të marrin pjesë në konferencë por të mos kenë kamera, pra do të zhvillohet me kamerat e regjisë së Bashkisë.

E gjitha kjo bëhet që më pas planet, pyetjet, përgjigjet të shpërndahen sipas dëshirës së avokatëve mbrojtës të Veliajt.

Pra ato pyetje nga gazetarët që nuk do të duan t’i transmetojnë do t’i censurojnë. Po ashtu dhe përgjigjet.

Një censurë e paparë dhe e padëgjuar më parë.

Mosmarrja e kamerave në konferencë ka vetëm një qëllim, që ata të fokusohen ku duan, ndaj sulmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve pasi këto janë veprimet e fundit që vijnë disa ditë para vendimit të Apelit për Veliajn.

Duket qartë se dalja e tyre është rritje e madhe e presionit ndaj drjetësisë që do të vijojë dhe në vijim./ CNA

Skandal/ Censurë në konferencën e shtypit të avokatëve





Lajmet e fundit nga