web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salianji, at the head of the parliamentary group/ The names that betrayed Alibeaj and Basha are revealed

2023-01-10 14:19:00, Politikë CNA

Salianji, at the head of the parliamentary group/ The names that betrayed

CNA.al has reported in recent days about an intrigue within the opposition front.

Since Sali Berisha and Enkelejd Alibeaj are far apart and the latter is using the parliamentary group for his personal interests, an open battle has already begun.

But, the intrigue is being played by Ervin Salianji, the "Babalja" of the opposition, the man who raped and massacred the democrats on January 8, 2021.

Tashmë për shkak të gjyqit të tij në lidhje me çështjen “Babale” ka filluar të bëjë gjithçka për të larguar Enkelejd Alibeajn nga kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Alibeaj ka përjashtuar nga ana e tij disa deputetë të Partisë Demokratike si Flamur Nokën e të tjerë, por edhe vetë Berisha është përjashtuar nga Lulzim Basha, më parë dhe për të marrë grupin do të duhen të paktën 21 firma.

Duke parë numrat grupi i Berishës ka rreth 15 deputetë dhe së fundmi mësohet se Ervin Salianji ka siguruar të paktën katër firma nga mbështetës të Lulzim Bashës.

Burime për CNA.al thanë se Ferdinand Xhaferraj është një nga emrat që ka firmosur. Gjithashtu ka firmosur edhe Flutura Açka, deputeti i Devollit, Bledion Nallbati dhe vetë Ervin Salianji.

Pra, aktualisht pretendohet se janë 19 deri në 20 firma të mbledhura.

Pra, karrigia e Alibeajt, tashmë pritet të lirohet për një apo dy firma, nga kreu aktual i grupit parlamentar, për t’u zëvendësuar me Salianjin.

Vetë Ervin Salianji ka aktualisht në pritje çështjen “Babale” nga gjykata dhe mesa duket po luan një intrigë për marrjen e kreut të grupit parlamentar të PD-së, duke tërhequr disa mbështetës të Lulzim Bashës apo njerëz që kanë mbështetur qëndrimin e Alibeajt për kreun e grupit parlamentar të PD-së.

Thjesht dhe vetëm me argumentin, se duke qenë në krye të grupit, presioni ndaj gjykatës për të mos u dënuar Salianji do të ishte më i madh dhe kështu palët i detyrohen Ervinit si një njeri me aksion të fortë opozitar dhe që ka një marrëdhënie neutrale me të dyja palët.

CNA.al ka mësuar gjithashtu se pritet që javën e ardhshme të mbyllet gjithçka dhe të dorëzohet në Kuvend dokumenti me firmat që shkarkon nga detyra e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeajn dhe çon në drejtimin e tij Ervin Salianjin./CNA.al





Lajmet e fundit nga