web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS me kriminelë në lista/ Kraja: PD revolucion me primaret

2023-01-07 13:24:00, Politikë CNA

PS me kriminelë në lista/ Kraja: PD revolucion me primaret

Ish anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka akuzuar Partinë Soocialiste, pasi, sipas tij, ka kriminelë në listat për deputetë.

Sipas tij PS vendos ose njerëz të përfshirë me krimin ose familjarë në postë elektive.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Kraja ka thënë se Partia Demokratike bëri revolucion me primaret.

“Opozita ka një funksion, të identifikojë individë që mund ta përfaqësojnë më mirë shërbimin publik dhe në këtë rast e mira publike janë primaret” – u shpreh Kraja.

Sipas Krajës, është revolucion që kandidatët për pushtetin vendor dhe legjislativ të mos zgjidhen nga kryetari i partisë në mënyrë anonime, për mos të thënë korruptive./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga