web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Le t'i mbledhë ‘minjtë’”/ Bylykbashi paralajmëron Ramën: Do ia shembim ‘tërmetin’ më 14 maj

2023-01-06 15:47:00, Politikë CNA
“Le t'i mbledhë ‘minjtë’”/ Bylykbashi
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të bëjë “tërmet” në vitin 2023.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bylykbashi i kujton kreut të qeverisë dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve.

Ai paralajmëron Ramën se më 14 maj opozita do t’ia shembë “tërmetin” e tij, sado që kryeministri të mbledhë ministrat e t’u shpjegojë “tëmetin”.

Deklarata e plotë:

“Minjtë” e tërmetit

“Do të bëjmë tërmet në 2023” ka thëne dje Edi Rama. Ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh kur Rama përdor fjalën “tërmet”: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016.

“Tërmeti” i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e përgjjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse është kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë.

Atyre asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë sepse ua mbyllën çështjet.

Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në të gjithë aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar.

Për këdo që e ka të freskët çfarë do të thotë tërmet, e kupton se figurativisht tërmeti do të thotë rrafshim i diçkaje.

Të vetmet kolona që mbajnë zgjedhjet, janë parimet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Këto rrafshon “tërmeti” i Ramës .

Mjafton të lexohen rekomandimet e ODIHR nga 2017 e këtej që vënë gishtin tek problemet më të rënda (e ndërkombëtarët nuk do bënin deklarata përgëzuese pas zgjedhjeve):

- Është cënuar liria e votës.

- Është cënuar sekreti i votës.

- Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është e përhapur gjerësisht.

- përdorimi masiv i shtetit në favor të kandidatëve të qeverisë apo me kërcënime të votuesve opozitarë.

- Përdorimi masiv e i paligjshëm i të dhënave  personale të zgjedhësve.

- Ngritja e një skeme masive patronazhimi të zgjedhësve.

Ky nuk është mekanizëm kontrolli të votës duke manipuluar numërimin. Ky është mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit, me të cilin Rama planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023.

Është kriminal sepse edhe ODIHR kërkon ndjekje penale, por kush ta bëjë? Prokuroria, qoftë ajo e përgjithshme qoftë e përveçme, SPAK, janë të kapura ose të frikësuara nga presioni i Kryeministrit. Fundja mos të harrojmë se Rama premtoi “tërmet” në drejtësi në 2016 dhe ja ku është sot Drejtësia, në agoni.

Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta.

Gjithësesi Rama nuk ka më luksin e e marrëveshjeve si ajo kokë më kokë e natës së 17 majit 2017 që i mundësoi atij heqjen e koalicionit opozitar, atë të djegies së mandateve që i dha mundësi të ndryshonte Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor me votat e Kërpëratës pa konsensus me opozitën, apo luksin t’i merrte bashkitë në tavolinë si ne 2019, as luksin e një opozite që hyn në zgjedhje maksimumi për bashkëqeverisje.

The Democratic Party, after December 11, 2021, enters the election for victory. It is not stopped by the lawsuit that Rama uses to hinder the Democratic Party in the elections by taking its flag, logo and seal hostage.

On May 14, the opposition will destroy Rama's "earthquake". Let him gather the "rats" of power again that day and explain the "defect"./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga