
Aktivistja Evi Kokalari, ka komnetuar një regjistrim të 32 viteve më parë, konkretisht të datës 4 janar 1991, ku shiheshin disa personazhe politike, si Sali Berisha, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Sali Shijaku.
Në këtë takim, katër protagonistët flisnin me pasion dhe binin dakord me njëri-tjetrin, për të organizuar rrëzimin e një regjimi, regjimit komunist.
Me anë të një postimi në rrjete sociale Kokalari shkruan se kuptoi nga ky regjistrim, se prej 32 vitesh, lojtarët politikë janë të njëjtë.
Ndër të të tjera Kokalari shprehet se fatkeqësia është se PD-ja jo vetëm që s'ka ndërmënd të bëhet konservatore, por kryesia e saj, mbuloi të gjitha manipulimet që j'u bënë “votës së lirë” në Këshillin Kombëtar dhe në garën e Forumin Rinor.
Më tej Kokalari ka sulmuar primaret dhe për më tepër shkruan se Berisha dhe Rama janë të njëjtë.
Sipas saj, Berisha u kthye në betejë, prej damkës se DASH-it.
Kokalari paralajmëron Berishës, se nëse nuk bën një kthesë për dy tre muaj, ajo do të krijojë një parti të re opozitare, atë konservatore.
“Dhe nëse kjo nuk ndodh dy-tre muajt e ardhshëm, një parti e re opozitare është e pa-evitueshme, dhe në terrenin politik të sotshëm, sinqeriteti dhe integriteti janë te vetmet virtyte që do fitojnë. Njerëzit janë të lodhur me sagën 32 vjeçare, ku Rama & Berisha dramatizojnë opozitarizmin ndaj njëri-tjetrit”, shkruan Kokalari në rrjete sociale.
Deklarata e plotë

E vetmja gjë që kuptova nga kjo video është që mbas 32 vitesh, lojtarët kanë ngelur po ata:
Edi Rama dhe Sali Berisha!!
Fatkeqësia është se PD-ja jo vetëm që s'ka ndërmënd të bëhet konservatore, por kryesia e saj, mbuloi të gjitha manipulimet që j'u bënë “votës së lirë” në Këshillin Kombëtar dhe në garën e Forumin Rinor, dhe jo vetëm kaq - por për t'ju thënë të gjithëve se “ne bëjmë ç'të duam”, dekoruan njëriun më mediokër, mashtrues dhe strumbullarin e manipulimeve, me kandidaturën “fituese” për t’u përballur me Velian.
Ndërkohë shesin primaret si koshër (proces të pastër dmth).
Audio e më poshtme, më bëri të ri-analizojë personin që kisha vënë në piedestal dhe për të cilin kisha dhëmbshuri si për një baba të dytë.
Tashti duket sikur Rama dhe Berisha janë njesoj! Ata janë vegël e një rregjimi që e ndërtuan vetë. Ata në fakt, janë themelues të rregjimit post-komunist!
Dy-tre mandate të tjerë mes Ramës dhe Berishës, do përfundojmë seriozisht në një rregjim të dytë 45-vjeçar.
Me pak fjalë, kjo biseda e 1991 bëhet pikërisht në prag të shkatërrimit të një rregjimi, dhe në prag të ndërtimit të një rregjimi zëvëndësues. Eshtë kaq e thjeshtë!!
Nuk do t'i shkruaja kurrë këto fjalë po qe se Berisha do ta kishte mbajtur fjalën dhe do ta konvertonte PD në një parti konservatore, ku vota e lirë vërtet do të mbrohej. Nuk do ti kushtonte gjë ta bënte. Ai vetë, është 78 vjeç. Karrierën politike e kishte të mbyllur.
U kthye në betejë, prej damkës se DASH. Ne - të gjithë në krahë!
Berisha kishte mundësinë të ndërtonte trashëgimin e tij politike, që do të ngelej në histori duke mundësuar një opozitë të fortë kundër korrupsionit më pervers në Ballkan – atë të Edi Ramës.
Thonë se shpresa vdes e fundit. Dhe unë vazhdoj të shpresoj që Berisha do bëj një kthim 180 gradë duke hapur partinë, dhe duke sjellë rreth vetes intelektual, sepse vetëm ata mund të fitojnë garat elektorale.
Dhe nëse kjo nuk ndodh dy-tre muajt e ardhshëm, një parti e re opozitare është e pa-evitueshme, dhe në terrenin politik të sotshëm, sinqeriteti dhe integriteti janë te vetmet virtyte që do fitojnë. Njerëzit janë të lodhur me sagën 32 vjeçare, ku Rama & Berisha dramatizojnë opozitarizmin ndaj njëri-tjetrit.
Në fakt, bazuar sërish tek audio, lind pyetja a është Rama vërtet ideologjikisht socialist, apo thjeshtë e kishte kuptuar që PD-në s'ja merrte dot Berishës, kështu që i ju vu Nanos?
Po ta analizosh pak më thellë, duket sikur beteja nuk është për mbrojtje parimesh, por është thjeshtë ego pushteti. Ndryshe PD-ja sot, realisht do të ishte Parti Konservatore!/CNA.al
Today Prime Minister Edi Rama will hold a meeting with SP ...
After the meeting with President Bajram Begaj, Prime Minis...
Prime Minister Edi Rama went to the Presidency, this morni...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm, lidhu...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u publikua një...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryeminist...
The deputy of the Democratic Party, Belind Këlliçi, has ma...
The deputy of the Democratic Party, Belind Këlliçi claims ...
The Chairman of the National Council of the Democratic Par...
Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës “...
For some time, the deputy of the SP, Erion Braçe, has ...
Prime Minister Edi Rama has published the statistics o...
Prime Minister Edi Rama is again publishing the decisions ...
Gerti Bogdani, who competed in the Primaries as a cand...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për ba...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në një takim...
The deputy of the Democratic Party, Belind Kelliçi, has re...
Prime Minister Edi Rama will convene the government ca...
The chairman of the FRPD, Besart Xhaferri, reacted aft...
Mayor Erion Veliaj has inspected the works on the Treasury...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...