web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha mungon në festën e gazetës “Rilindja Demokratike”/ Bylykbashi zbulon arsyen

2023-01-05 18:45:00, Politikë CNA
Berisha mungon në festën e gazetës “Rilindja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, është duke u mbajtur një aktivitet, ku janë mbledhur demokratë, intelektualë, përfaqësues të medias dhe figura të njohura të politikës.

Por në këtë aktivitet mungon kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili nuk ka arritur të marrë pjesë për shkak të arsyeve shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur Oerd Bylykbashi, i cili gjatë fjalës së tij tregoi se Berisha është i sëmurë me grip.

“Më lejoni t’ju përcjell urimet më të mira nga Profesor Doktor Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, i cili për arsye të një gripi nuk arriti të na bashkohet sot”, deklaroi Bylykbashi./ B.A. – CNA.al





20:49 POLITICS

Foto - Ministrat

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në një takim...

Lajmet e fundit nga