web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi uron besimtarët ortodoksë/ Rikujton me nderim Imzot Fan Nolin

2023-01-06 18:43:00, Politikë CNA

Belind Këlliçi uron besimtarët ortodoksë/ Rikujton me

Deputeti dhe kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Ujit të Bekuar.

Gjithashtu, Këlliçi rikujton me nderim kontributin historik të Imzot Fan Nolit.

“Vëllezër dhe motra të krishterë shqiptarë, ju uroj gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar!

Sot kremtohet me të madhe pagëzimi i Krishtit në lumin Jordan nga Gjon Pararendësi.

Vlen të rikujtojmë me nderim kontributin historik të Imzot Fan Nolit, autorit të shqipes liturgjike, përkthyesit dhe shqipëruesit brilant, që lindi në Ditën e Theofanisë, prej së cilës mori emrin”, shkruan deputeti në rrjetet sociale./ B.A. – CNA.al

Belind Këlliçi uron besimtarët ortodoksë/ Rikujton me





Lajmet e fundit nga