web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritje e krimit?/ Rama për “RAI3”: Mafia nuk ka enti, s’janë shqiptarë

2024-06-02 20:32:00, Politikë CNA

Rritje e krimit?/ Rama për “RAI3”: Mafia nuk ka enti,

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Report” të medias italiane “RAI3”, ku është pyetur edhe për krimin e organizuar.

Gazetari Giorgio Mottola i përmendi akuzat për rritje eksponenciale, ndërsa Rama i kërkoi fakte për një deklaratë të tillë.

Kreu i qeverisë deklaroi se mafia ndërkombëtare nuk ka kufij dhe dalja në konkluzionin se është rritur përqindja e shqiptarëve që merren me aktivitet të jashtëligjshëm i jep një shije të hidhur.

“Kur media italiane thoshte është një shqiptar për çdo gjë të keqe dhe ai program më bëri pak të ndjeja shijen e atyre kohërave. Unë besoj kur flitet për të tilla gjëra, duhen parë gjithë faktet. Të flasësh për rritje eksponenciale të mafies shqiptare do të thotë të flasësh për një mafie ndërkombëtare që nuk njeh kufij, që nuk ka etni. E duke qenë se vijnë nga vende të ndryshme dhe që përshembull Eldoradon e vet nuk e ka në Shqipëri, e ka në Holandë”, theksoi Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga