web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në konferencë me Zelensky-n: Do jemi me ju derisa të vendoset paqja

2024-02-28 13:34:00, Politikë CNA

Rama në konferencë me Zelensky-n: Do jemi me ju derisa të

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin Volodymyr Zelensky u shpreh se do të vazhdojnë të mbështesim Ukrainën kundër agresionit rus. 

 Ai tha se Shqipëria do të mbrojë Ukrainën derisa të vendoset paqja në këtë shtet. 

"Rikonfirmojmë qëndrimin tonë në mbështetje të Ukrainës. Jam shumë krenar të them se nuk është vetëm qeveria apo institucionet por është gjithë populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën. Ne do vazhdojmë t'ju mbështesim. Shqipëria, së bashku me të gjithë aletatët tanë të NATO-s kemi dënuar agresionin rus. Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona, ajo që ka nevojë Ukraina është mbështetja dhe ndihma e të gjithëve. Lufta ndalet duke ndalur agresorin. Ukrania meriton të mbështetet", është shpreh Rama. 

 





Lajmet e fundit nga