web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

2026-06-10 19:36:00, Politikë CNA

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane.

Projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë tek ministritë përgjegjëse. P

Projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome. Ndryshimet synojnë të qartësojnë përgjegjësitë, të forcojnë mbikëqyrjen dhe të rrisin llogaridhënien e institucioneve ndaj ministrive përgjegjëse dhe qendrës së qeverisjes.

Një tjetër objektiv i reformës është parandalimi i fragmentarizimit të administratës në një numër të madh institucionesh varësie. Në këtë kuadër, projektligji kufizon krijimin e institucione me numër të vogël punonjësish, funksionet e të cilave mund të përthithen ose të ushtrohen në mënyrë më efikase nga ministritë përkatëse.

Në nivelin e menaxhimit të brendshëm institucional, projektligji forcon rolin e drejtorive të përgjithshme, të cilat do të jenë tashmë instanca më e lartë vendimmarrëse për proceset rutinore, përveç rasteve kur ligji ngarkon ministrin ose sekretarin e përgjithshëm për marrjen e vendimit, duke reduktuar centralizimin aktual të vendimmarrjes.





Lajmet e fundit nga