web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Primaries, very good"/ Shehaj: PD is no longer divided

2022-12-07 20:37:00, Politikë CNA
"Primaries, very good"/ Shehaj: PD is no longer divided
Deputy Agron Shehaj 

Deputy Agron Shehaj was asked this evening about the primaries and local elections on May 14, at a time when the DP and Enkelejd Alibeaj's group are coming up with separate candidates.

Shehaj said in an interview for the Voice of America that the primaries went very well, despite the disputes.

“Partia Demokratike ka ndërmarrë pasi premtoi një iniciativë si është ajo e primareve për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatët. Është partia e parë në Shqipëri në këto 30 vjet, që pyet anëtarësinë dhe sipmatizantët se kush do të jenë kandidatët. Nuk i vendos më kryetari apo vetëm forumet e larta të Partisë Demokratike. Sigurtisht, kjo është hera e parë që bëhet në Shqipëri, është hera e parë që e bënë Partia Demokratike dhe sigurisht ka patur edhe probleme, ka patur edhe kontestime. Por, unë mendoj që procesi në përgjithësi ka ecur shumë mirë dhe sigurisht zgjedhjet e ardhshme, primaret e ardhshme do të reflektojnë problemet që mund të kenë ndodhur në herën e parë që bëhet ky process”, u shpreh ai.

I pyetur mbi pritshmëritë tuaja për rezultate të kënaqshme në zgjedhjet vendore me PD-në e ndarë në grupe, deputeti tha se PD nuk është më e përçarë.

“PD në fakt mund të quhej e përçarë kur filloi procesi, kur filloi përplasja brenda PD, ku kishim dy pjesë që pretendonin se kishin shumicën. Por, pasi u bënë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, pasi votuan anëtarët e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit në zgjedhjet e parakohshme u bë e qartë se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike. Aktualisht që flasim në PD vazhdon të mbetet një fraksion gjithnjë e më i vogël dhe ka një mbështetje gjithnjë e më të vogël brenda PD, po flasim për disa përqindje. Kështu që nuk do ta quaja të përçarë Partinë Demokratike, sigurisht kemi një problem në lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit të Shqipërisë ku një pjesë e deputetëve të zgjedhur me votat e Partisë Demokratike, me votat e demokratëve, nuk njohin vendimet e demokratëve dhe anëtarësisë edhe vazhdojnë të kenë pretendime, në këndvështrimin tim, të uzurpojnë në njëfarë mënyre, postet që iu takojnë përfaqësuesve të PD-së në parlament siç është kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare në parlament”, theksoi Shehaj./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga