web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë pas sulmit ndaj Berishës/ Demokratët

2022-12-07 15:02:00, Politikë CNA

Një ditë pas sulmit ndaj Berishës/ Demokratët

Një ditë pas sulmit ndaj kreut të Partisë demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sërish mesditën e sotme në rrjetet sociale, ku tregoi se është takuar me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.

Tashmë prej kohësh Bashën nuk e shohim shumë aktiv në rrjetet sociale, por shfaqjet e tij të rralla nuk i pengojnë demokratët që të “shpërthejnë” në seksionin e komenteve ndaj ish-liderit të tyre.

E kështu ka ndodhur edhe në këtë postim të fundit, ku demokratët kanë shfaqur sërish mllefin e tyre, ku shprehen se Basha është një zgjatim i Ramës dhe se nuk përfaqëson askënd.

“Nuk po kuptoj kë përfaqëoni ju?”- shkruan një demokrat.

“Ju jeni pa vlerë vetëm Partinë Socialiste keni lënë në pushtet, tradhtuat demokratët duke ikur nga zgjedhjet. Ju duhet të qëndroni në shtëpi dhe pranë familjes tuaj. Në politikë jeni dështak dhe vetëm deshtak ndoshta edhe tradhtar.”- shkruan një tjetër qyetar i revoltuar.

Më tej një tjetër demokrat në komentin e tij nuk ka harruar të përmendë edhe grupin e përçarësve, që qëndrojnë nën urdhërat e Bashës.

“Njeriu qe shiti interesin e mijëra qytetarëve për interasat e veta, nuk ka moral të dalë më para opinionit.Thjesht je njeri pa emër pa moral si shokët tu Gazja,Alibeja e shokt e tu që spo i përmend,ju jeni ata që mbajtët në pushtet një hor që ju bleu me paratë e popullit.”

Komentet negative kanë qënë të shumta, që tregojnë se Basha nuk e gëzon më respektin e demokratëve që dikur i dhanë besimin e tyre.

Më poshtë mund të shikoni disa nga komentet./CNA.al





Lajmet e fundit nga