web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Ramës edhe Balluku e ashpër/ Gjobvënës në media

2024-02-19 13:01:00, Politikë CNA
Pas Ramës edhe Balluku e ashpër/ Gjobvënës në media
Belinda Balluku

Zv/kryeministrja Belinda Balluku pas hapjes së llogarisë në rrjetin social TikTok, ku shprehet se vendosur se do të tregojë pjesën humane të politikës përtej kamerës, nuk ka hezituar të bëjë edhe një deklaratë të fortë. 

Ashtu si kreu i qeverisë, Edi Rama edhe zv.kryeministrja është shprehur se ka gjobvënës në media, duke theksuar edhe njëherë fenomenin shqetësues në Shqipëri. 

Ajo paralajmëron se se videot e publikuara nga ajo në TikTok do të jenë pikante. 

"Ndërkohë që po ndjek me kërshëri, se si abuzohet me informacionin, edhe atë më të thjeshtin, bëj me dije se kam hapur një llogari në Tik-Tok, për të qenë prezente në një tjetër grup audience. Video me të cilën kam nisur këtë llogari, e kam postuar vetë, pasi edhe ministrat apo politikanët, janë po aq njerëz sa çdo spiker, gazetar, bloger etj. Falënderoj shumë gjobëvënësit për publicitetin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë këto orë të para të llogarisë time të re në Tik Tok dhe i bëj me dije, se videot në atë llogari do të jenë gjithmonë pikante, ndaj të më ndjekin me vëmendje, si zakonisht dhe të vazhdojnë publicitetin", shprehet ajo./CNA 





Lajmet e fundit nga