web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas përfundimit të zgjedhjeve/ Rama ikën nga Shqipëria, niset nesër drejt Islandës

2023-05-15 23:37:00, Politikë CNA
Pas përfundimit të zgjedhjeve/ Rama ikën nga Shqipëria,
Kryeministri Edi Rama

Dje u mbajtën zgjedhjet vendore në të gjitha bashkitë e vendit. Deri më tani ka përfunduar numërimi dhe është shpallur rezultati për kandidatin fitues në 51 bashki, ndërkohë që vijon numërimi në 10 të tjera.

Kur numërimi pritet të përfundojë nga momenti në moment, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të largohet nga Shqipëria.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama tha se do të shkojë në Islandë, në sajë të ftesës për të marrë pjesë në Samitin i liderëve të Evropës.

“Nesër nisëm për samitin e liderëve të Evropës në Islandë dhe sa të përfundojë kjo do të fillojmë turin e falenderimeve nga Shkodra që jam i sigurt që ne mund të bëjmë shumë gjëra”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga