web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas mbledhjes së qeverisë/ Miratohen vendime në disa fusha, propozohen 2 projekligje

2026-06-10 20:07:00, Politikë CNA

Pas mbledhjes së qeverisë/ Miratohen vendime në disa fusha,

Këshilli i Ministrave vendosi sot të miratojë disa vendime të disa fusha, si edhe u propozuan projektligje në fushën e sigurisë ushqimore dhe infrastrukturës hekurudhore, si më poshtë:

-Miratimin e Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2036. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe të gjitha ministritë e institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për zbatimin e projektit “Mbrojtja e pasurive pyjore të Shqipërisë - Bashkëfinancim i AICS për projektin e financuar nga BE-ja “EU for Forests” – AID 13419”.

-Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026-2030. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet, sipas fushës së  përgjegjësisë, për zbatimin e këtij vendimi.

-Miratimin e raportit vjetor për ndihmat shtetërore të vitit 2025.

-Përcaktimin e rregullave, dokumentacionin, afatet dhe procedurat e detajuara për plotësimin, dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesës për organizimin e vullnetarizimit nga personi juridik fitimprurës.

-Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim depoje në zonën e Qytetit të Nxënësve” në favor të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, sh.a. .

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes së zbatimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “SUTi – transporti i qëndrueshëm urban në Shqipëri II”.

-Krijimin e rezervës së armatimeve dhe të pajisjeve teknologjike për forcat e armatosura nga subjektet e licencuara.

-Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Arsimit, për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për ushtrimin e aktivitetit, sipas fushës së saj të përgjegjësisë shtetërore.

 -Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”, nënshkruar në Tiranë, më 5 maj 2026, në kuadër të projektit “Mbështetje e përafrimit të Shqipërisë me BE-në në fushën e sigurisë ushqimore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

 -Proposal of the draft law "On the ratification of the loan agreement between the Republic of Albania and the European Bank for Reconstruction and Development, for the Albanian railways - rehabilitation of the Tirana-Durres railway and construction of the railway connection with the Tirana International Airport: expansion of the project", for consideration and approval in the Parliament of the Republic of Albania.

-Financial compensation to owners of private real estate for taxable areas occupied by legalized constructions in the local directorates of the State Cadastre Agency: Tirana North, Kamzë-Vorë, Tirana Rural 1, Durrës-Kavajë-Krujë, Elbasan, Fier, Lezhë, Tirana Rural 2, Vlorë, Shkodër, Pogradec, Saranda, Stimulated Areas, Gjirokastër, Kukës, Lushnje and Tirana South. The total value of the financial compensation is 870,762,086.47 (eight hundred and seventy million seven hundred and sixty-two thousand eighty-six point forty-seven) lekë, for an area of ??85,140.35 (eighty-five thousand one hundred and forty point thirty-five) m²./ CNA





Lajmet e fundit nga