web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dështimit të PD-së së vulës, Xhaferaj del jashtë kontrollit/ I hakërrehet Berishës

2023-05-18 10:34:00, Politikë CNA

Pas dështimit të PD-së së vulës, Xhaferaj del

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka dalë jashtë kontrollit duke ngritur zërin para gazetarëve teksa kërkonte largimin e ish kryeministrit Sali Berisha pas hubmjes në zgjedhjet e 14 Majit.

Me tone të ashpra ai është shprehur se lokomotiva e trenit opozitar duhet të ndryshojë dhe në krye të opozitës duhet një lidership i ri.

Pse opozita nuk është në gjendje të tërheqë as 6 % të votave.

Unë e kam thënë me Berishën në krye nuk bëhet. Nuk projekton perspektivë për të ardhmen. Duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar.

Berisha të bëjë hap mbrapa është një vagon i rëndësishëm por të orientojë një marrëdhënie tjetër me faktorin ndërkombëtar.

Duhet një lidership i ri. Si me 6 mars si me 14 Maj lidershipi aktual i opozitës nuk projekton të ardhme”, tha Xhaferaj për mediat./ CNA.al





Lajmet e fundit nga