web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i Indrit Hoxhës për kryebashkiakun e Vorës/ Të hënën do t’i drejtohem SPAK

2023-04-22 17:59:00, Politikë CNA

Paralajmërimi i Indrit Hoxhës për kryebashkiakun e Vorës/

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Vorë, Indrit Hoxha ka zbuluar disa nga abuzimet me tenderat që ka bërë kryebashkiaku aktual.

Sipas Hoxhës, kryebashkiaku aktual ka bërë në 12 muajt e fundit 14.2 milion priocdura tenderimi dhe zbatimi në terren i tyre është zero.

Ai ka paralajmëruar se të hënë  do të shkojë në SPAK që të denoncoi abuzimet me tenderat.

Vora është një vatër e nxehtë. Sa i përket kandidatit që kam përballë, nuk i di as emrin. Vora është simbol i krimit të Ramës, ka ndryshuar 5 kryetarë bashkish në 4 vite ose për dekriminalizim ose për afera. Kryetari aktual ka bërë në 12 muajt e fundit ka bërë 14.2 mln procedura tenderimi. Po të dalësh në terren, zbatimi i tyre është zero. Abuzim me taksat e qytetarëve.
Të hënën do t’i drejtohem SPAK për të çuar abuzimet me tenderimet e bëra”, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga