web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i Belind Këlliçit për Erion Veliajn

2024-03-29 14:04:00, Politikë CNA
Paralajmërimi i Belind Këlliçit për Erion Veliajn
Belind Këlliçi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë nga selia blu i bëri thirrje SPAK që të në kallëzimet e tij për dosjen famoze "5D",  gjenden emrat e drejtorëve të tjerë famozë të bashkisë, të cilët kanë kryer shkelje ligjore. 

Përveç kësaj, Këlliçi iu drejtua edhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ku i tha se shumë shpejt do të bëhen publike llogaritë ofshore ku janë kryer transfertat e parave të vjedhura nga inceneratorët 

Pjesë nga deklarata: 

I them Erion Veliajt sot, se fatin tënd e ka firmosur me emrin e saj vetë zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Energjisë dhe Transportit znj. Belinda Balluku, në shkresën e datës 10 korrik, të vitit 2023, ku të fajëson ty personalisht se qëllimisht ke bllokuar Njësinë e Zbatimit të Projektit në inceneratorin e Tiranës, duke pamundësuar strukturat shtetërore për ushtrimin e kontrollit dhe monitorimit, në mënyrë që ti të zhdukje paratë e inceneratorit tënd në vende offshore.

Erion Veliaj, edhe këto llogari offshore ku prestanomet e tu kanë transferuar paratë, do të bëhen publike shumë shpejt. Ti si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, do të përgjigjesh personalisht për këtë aferë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë, se koha e opozitës së shitur ka marrë fund. Por mbi të gjitha, koha e dy organizatave kriminale në vend, asaj në kryeministri dhe asaj në bashkinë Tiranë, po ashtu ka marrë fund.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja alternativë për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar. O sot, o kurrë./CNA 

 





Lajmet e fundit nga