web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pak ditë para protestës/ Berisha bashkëbisedim online me personalitete shqiptare në botë

2022-07-02 19:23:00, Politikë CNA
Pak ditë para protestës/ Berisha bashkëbisedim online me
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë.

Në takimin online do të marrin pjesë 35 personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë dhe artistë.

Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re në orën 20.00 do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre se si e shohin ata situatën politike, ekonomike dhe migrimin masiv në Shqipëri.

Mes tyre janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si:

Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.

Zekri Palushi – Mjek, Australi

Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA

Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër

Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë

Erisa Bajaziti – Belgjikë

Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe./ B.A. – CNA.al

Pak ditë para protestës/ Berisha bashkëbisedim online me





18:19 POLITICS

Të buzëqeshur

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sërish krah ambasad...

Lajmet e fundit nga