web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të buzëqeshur

2022-07-02 18:19:00, Politikë CNA
Të buzëqeshur
Presidenti Ilir Meta krah ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sërish krah ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ka qenë Meta ai i cili ka publikuar disa foto me Kim nga festa që u zhvillua në ambjentet e Pallatit të Brigadave dhe që u organizua nga ambasada amerikane në Tiranë, me rastin 246 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve.

Pas “shkrirjes së akujve”, Meta është shfaqur disa herë në praninë e Yuri Kim, me të cilën një vit më parë ka pasur marrëdhënie të tensionuara.

Kujtojmë se mes Kreut të Shtetit dhe ambasadores amerikane ka pasur disa përplasje publike me deklarata në media.

Të buzëqeshur

Statusi i plotë i Ilir Metës:

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik.

Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Fjala e mbajtur në pritjen e organizuar nga ambasada amerikane:

Jam i lumtur që jemi mbledhur së bashku në 246-vjetorin e ditëlindjes së një kombi të madh mik, të aleatit tonë historik dhe strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerika, ka qenë dhe mbetet një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi edhe më të vetëdijshëm, për rëndësinë strategjike që ka forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, veçanërisht sot, kur Europa dhe e gjithë bota, janë tronditur thellë nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, duke cënuar rëndë sovranitetin dhe liritë e një vendi europian, dhe vetë vlerat që bashkojnë demokracitë perëndimore.

Ky vit përkon me një jubile shumë të rëndësishëm, atë të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Një shekull marrëdhëniesh, që nisin me mbështetjen historike dhe jetike që Presidenti Uilson i dha shtetformimit shqiptar, që u ngurtësuan prej izolimit komunist, për t’u ringjallur edhe më fuqishëm me vendosjen e pluralizmit dhe të demokracisë.

Të buzëqeshur

“E drejta e Vetëvendosjes” do të thoshte Presidenti Uilson; “Liria funksionon”, do të shprehej Sekretari Bejker;

“Koha është tani”, për Pavarësinë e Kosovës; dhe : “Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirisë njerëzore, teksa Amerika shpall mbështetjen e saj për hyrjen e Shqipërisë në NATO” do të deklaronte Presidenti Bush në Tiranë:

“Kemi qenë me ju gjatë 100 viteve të shkuara, dhe do të jemi bashkë edhe në 100 vitet që do të vijnë”, do të pohonte në 100-vjetorin e shtetit shqiptar Sekretarja Klinton!

These historic moments are crucial milestones in our century-long relationship that have left deep imprints on the friendship between our two peoples.

This friendship has also been forged by the extraordinary dedication of the Albanian diaspora in the United States.

Let's all work together to strengthen this friendship and strategic partnership, today more than yesterday, tomorrow more than today, believing only in freedom and democracy.

Happy Independence Day America!

May the friendship between our two peoples and countries be blessed!/ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga