web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve për protestën e 7 korrikut

2022-07-02 16:24:00, Politikë CNA
Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, takim me qytetarë

Grupet e punës së Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në terren me qytetarë, tregtarë, burra e gra, në lidhje me protestën e 7 korrikut.

Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste.

Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet me qytetarët, kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë.

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, nga Njësia në Tiranë, u bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë në terren për të ftuar çdo qytetar të ngrejë zërin kundër qeverisë e cila nuk mendon për njerëzit, por vetëm për pasurimin e saj.

"Protestat nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës", tha Vokshi.

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve

Ndërsa anëtarja e grupit të punës, Iliriana Kuçana, në takimin me zonjat e Njësisë 4 në Tiranë, shprehu shqetësimin e largimit të të rinjve.

"Të dalim në protestë që Shqipëria të mos shpopullohet. Të rinjtë duan të ikin, por ne duhet ta ndalim", tha pedagogia Kuçana.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, gjatë takimeve në Kamëz theksoi se “7 korriku është një mundësi për vendin, për të rinjtë, për të gjithë shqiptarët që nuk i dorëzohen realitetit, krimit e mjerimit!”

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve

“Kudo varfëri, papunësi, revolte. Të gjithë duan të protestojnë për veten, familjet dhe fëmijët e tyre. Ndihet që tashmë vendi ka opozitë të vërtetë, e njerëzit na shohin me besim e shpresë”, thotë në një reagim të saj kryetarja e degës 9 në Tiranë, Eda Grimci, pas takimeve përreth “Bulevardit të Ri”, Rrugës “Jordan Misja” dhe tregut “Ish Uzina Dinamo”.

Ndërkohë, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, së bashku me kryetarin e degës 8 Gazment Sallaku dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar Fioralba Dizdari takuan banorët e njësisë 8 në Tiranë duke u bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 korrikut./ B.A. - CNA.al

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve

Grupet e punës së PD, takime në terren/ Mesazhe qytetarëve





Lajmet e fundit nga