The hearing on the McGonigal/Vangjeli case ends on March 2
Analyst Lorenc Vangjeli has commented on the parliamentary...

Arian Galdini kandidat i LRE-së, për Bashkinë e Tiranës, në një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të tregohen zemërhapur dhe guximtarë për të mbështetur kandidatët të cilët vijnë për të kërkuar firma.
“Partitë dhe nismat e reja që vijnë për të kërkuar firma, sepse nëse në 90-tën shqiptarët do të duhej të dilnin në sheshe për t’u çliruar nga diktatura dhe kapja totale e shtetit prej Partisë Komuniste apo Partisë së Punës, sot ne mundemi ta çlirojmë sistemin, së paku zgjedhjet, me firmën tone”, është shprehur Galdini.
Deklaratë për Mediat e Kryetarit të LRE z. Arian Galdini
Dua t’u bëj me dije qytetarëve shqiptarë, se gara për Bashkinë e Tiranës është e një rëndësie madhore për Lëvizjen e Re dhe për mua si Kryetar i Lëvizjes së Re.
Ndihem i kënaqur që ne kemi qenë nistorët e një procesi që tashmë ka ngacmuar shumë sensibilitete politike në Shqipëri.
Përveç 2 kandidatëve kryesorë, të cilët janë kandidatët e 2 partive të mëdha, të vetmit që kanë guxuar të vendosin veten e tyre në gatishmëri për përballje me 2 Kandidatët e Kryetarëve dhe Rregjimit, kemi qenë ne.
Dhe u deshën javë këmbënguljeje nga ne që tashmë në garë të shohim një pluralitet ofertash dhe unë besoj se hyjmë apo s’hyjmë në garë ne si LRE, ia dalim apo s’ia dalim të hyjmë në garë ne si LRE, ka mjaftuar vullneti ynë për t’u përballur me Rregjimin që tashmë shqiptarëve t’u ndryshojë fleta e votimit.
Pra ne e konsiderojmë si një fitore të parë dhe i përshëndesim kandidatët që po ofrohen dhe po deklarohen se janë të gatshëm të hyjnë në garë dhe u urojmë mirëseardhjen në këtë garë.
Është një fitore paraprake e jona, madje sa më shumë kandidatë të ketë në garën për Tiranën, aq më tepër mundësi do të ketë që demokracia në kryeqytet të shpalosë vetveten nëpërmjet mundësisë së qytetarëve për të zgjedhur më të mirët apo ata që ata dëshirojnë apo ku ndihen të përfaqësuar.
Ne si Lëvizje e Re, po vijojmë procesin e mbledhjes së firmave.
Sigurisht që nuk është një proces i lehtë, por që ne jemi të vendosur që të përpiqemi deri në momentin e fundit, deri në sekondën e fundit dhe deri në firmën e fundit, për të mbledhur firmat e nevojshme sipas kodit elektoral dhe për t’u rregjistruar.
Njoftojmë publikun, dashamirësit, qytetarët se kemi afat pothuajse deri në fund të muajit mars që të gjithë së bashku të punojmë për t’ia dalë që t’i mbledhim firmat mbështetëse nga qytetarët e Tiranës.
Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të tregohen zemërhapur dhe guximtarë për të mbështetur kandidatët të cilët vijnë për të kërkuar firma, partitë dhe nismat e reja që vijnë për të kërkuar firma, sepse nëse në 90-tën shqiptarët do të duhej të dilnin në sheshe për t’u çliruar nga diktatura dhe kapja totale e shtetit prej Partisë Komuniste apo Partisë së Punës, sot ne mundemi ta çlirojmë sistemin, së paku zgjedhjet, me firmën tonë.
Nga dalja në sheshe tek firma, unë mendoj se është një arritje e madhe.
Firma juaj të dashur qytetarë mund të ndryshojë realitetin.
Nëse në 90-tën pluralizmin politik e fituam me dalje në shesh dhe me protesta të mëdha, sot kemi mundësi ta riformatojmë pluralizmin tonë politik me firmën tonë mbështetëse ndaj kandidatëve të partive të reja dhe lëvizjeve të reja…
Unë inkurajoj qytetarët që t’i japin firmat për të gjitha partitë e reja dhe kandidatët të cilët deklarohen si përballës me Rregjimin.
Dhe sigurisht ju bëj thirrje që të mbështesin Arian Galdinin si kandidatin e djathtë, si kandidatin e të Djathtës Humane për Kryetar Bashkie.
Kemi një garë tashmë që ka pluralitet në emra, por që është monokolor në alternativa.
Kemi kandidatin e Partisë Socialiste Erion Veliaj që përfaqëson të majtën, kemi kandidatin e Ilir Metës dhe të Sali Berishës që përfaqëson prapë një të majtë tjetër, kemi edhe disa të tjera alternativa që janë diku mes të majtës dhe qendrës, e për rrjedhojë, Arian Galdini, sot për sot është i vetmi kandidat që vjen si i djathtë, konkuron si i djathtë, e kërkon votën si i djathtë dhe si opozitar i qartë me të majtat që janë Rregjimi- Qeverisja- Opozitat dhe të majtat alternative të reja të cilat ndonëse i përshëndesim për ekzistencën e tyre, njëkohësisht duam ti konkurojmë si të djathtë./CNA.al
Analyst Lorenc Vangjeli has commented on the parliamentary...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi k...
The Democratic Party has accused Prime Minister Edi Rama o...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, called for m...
The Deputy Prime Minister, at the same time the Minister of ...
Nisma Thurje do të garojë në zgjedhjet e 14 majit dhe sot ...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar dit...
Neocommunist Arlind Qori has announced his candidacy for t...
Edi Rama spoke about yesterday's meeting between Kosovo Prim...
The head of PL, Ilir Meta, was called to SPAK a few days a...
The Prime Minister, Edi Rama, has woken up by giving us so...
Kandidati për kryetar bashkie i Elbasanit, Luçiano Boç...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, has "beat hi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Kur kanë mbetur vetënm 4 ditë nga protesta e 3 marsit, e c...
Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar tea...
Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar institucionet e drej...
PDIU do të shkojë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
New details have emerged regarding the accident that occur...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...