web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PDIU e vetme në zgjedhje/ Shpëtim Idrizi: Ja pse nuk lidha koalicion me opozitën

2023-02-27 16:18:00, Politikë CNA

PDIU e vetme në zgjedhje/ Shpëtim Idrizi: Ja pse nuk lidha koalicion

PDIU do të shkojë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për marrjen e këtij vendimi ka folur sot kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në një intervistë me Juli Xhokaxhin, Idrizi tregoi arsyen se përse nuk lidhi koalicion me opozitën, ndërsa theksoi se nuk do të shkojë në zgjedhje as me PS-në.

“Ky diskutimi është bosh. Me ndryshimet kushtetuese nuk ka më koalicione. Çdo parti për këshilltarë është e detyruar të garojë e vetme. Nuk jam ftuar, nuk jam konsultuar nga asnjë nga pjesët e PD-së, por sigurisht që ka qenë i qenësishëm qëndrimi i PDIU-së për të mos u bërë palë me asnjë nga palët e PD-së se ata janë në konflikt. Ata duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët midis tyre Ka bërë një marrëveshje me zotin Meta, me zotin Dule sigurisht”, u shpreh ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga