Three days before the debate on McGonigal/ SP convenes the parliamentary group
The Socialist Party has gathered the parliamentary group. ...

Kandidati i PD-së për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri, i është kundërpërgjigjur kreu të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili është shprehur nga qyteti i Fierit se Beleri është një person i dënuar me vendim gjykate për masakrën e Peshkëpisë.
Në një reagim, Beleri ka theksuar se pavarësisht sulmit nga Balla asgjë nuk e ndalon nga gara elektorale më 14 Maj.
Sipas tij, Balla po tenton që t’i njollosë emrin duke tentuar gjithashtu që të manipulojnë opinion publik me shpifje.
Beleri nënvizon se Balla është mjaftueshëm i informuar se ndaj tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen penale për shkak se: “nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja e tij me ngjarjen në fjalë”.
"Pas deklaratave të pavërteta të bëra ndaj meje nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dua të sqaroj opinionin publik se asnjë shpifje nuk do të më ndalojë nga gara elektorale e 14 majit, ditë kur himariotët do ti japin fund qeverisjes 12-vjeçare të PS-së në Bashkinë e Himarës.
Para pak ditësh, nga qyteti i Fierit, Taulant Balla tha se unë jam “një nga personat e dënuar me vendim gjykate për masakren e Peshkëpisë".
Kjo deklaratë e Ballës, e cila ndonëse në kuadër të sulmit të tij të zakonshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Sali Berisha, tenton që të njollosë emrin tim duke tentuar gjithashtu që të manipulojnë opinion publik me shpifje.
Deklaroj se këto shpifje ndaj meje, nuk janë gjë tjetër, veçse një përsëritje në vazhdën e shpifjeve dhe gënjeshtrave të bëra prej vitesh ndaj personit tim, duke u përpjekur të më përfshijnë me një ngjarje me të cilën unë nuk kam asnjë lidhje.
Mendoj se z.Balla është mjaftueshëm i informuar se ndaj meje, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen penale për shkak se: “nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja ime me ngjarjen në fjalë”. Çështja është pushuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Kjo deklaratë e z. Balla tregon në fakt panikun që e ka zënë Partinë Socialiste nga humbja e pritshme dhe e thellë në zgjedhjet lokale në Himarë.
Z. Balla do të marrë përgjigjen e merituar për këtë shpifje të artikuluar prej tij, pikësepari në rrugë ligjore dhe pastaj edhe në datën 14 maj nga gjithë komuniteti himariot!
Ndërkohë që drejtësia në Shqipëri më shpalli mua të pafajshëm, pasi nuk gjeti asnjë provë që të tregonte se unë isha i përfshirë në atë ngjarje, ndryshe ka vepruar me Taulant Ballën. Të gjithë shqiptarët e dinë mirë se z.Balla është dënuar nga Gjykata për shpifje.
Një person i cili rezulton me vendim gjykate se është një shpifës dhe gënjeshtar, nuk e ka për asgjë që të hedhë baltë mbi figurën time.
Kam vendosur që menjëherë t’i drejtohem Gjykatës në mënyrë që shpifësi të vuajë pasojat e ligjit përsëri.
Gjej rastin që nëpërmjet ketij komunikimi publik gjithashtu të dërgoj një mesazh për të gjithë ata, që tani, apo në të ardhmen do përpiqen ta kthejnë procesin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Himarës në një luftë balte, shpifjeje dhe përçarjeje me qëllim justifikim e dështimit të qeverisjes socialiste në Bashkinë e Himarës .
Dua të theksoj se perballë qeverisjes së kalbur dhe dështimeve të kryebashkiakut 12-vjeçar në largim, alternativa jonë fituese e pastër dhe e ndershme gjithmonë në shërbim të komunitetit himariot nuk do të përbaltet nga shpifje të këtij lloji.
Më 14 maj 2023, qytetarët e Himarës do të gjykojnë projektin dhe ditët e mandatit dymbëdhjetëvjeçar të kryebashkiakut aktual. Ata do t’i japin një përgjigje me votë të lirë për të gjitha dështimet e socialistëve që prej 12 vitesh nuk kanë bërë asgjë për Himarën", është shprehur Beleri./ CNA.al
The Socialist Party has gathered the parliamentary group. ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, has reacted rega...
Today in Montenegro, the joint meeting of the governments ...
Gazmir Korbi, i cili ishte pjesë e komandës së Forcës ...
The candidate for mayor of Tirana, Belind Këlliçi, has...
The candidate for mayor of Elbasan, Luciano Boçi, has ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has sp...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “New...
Instituti i Studimeve Politike “i ka tërhequr veshin” part...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, gave two news during th...
Pas deklaratës në Konferencën për Media të bërë në Selinë ...
The Mayor of Shkodra, Bardh Spahia, during a meeting w...
The DP candidate for mayor of Tirana, Belind Kelliçi, ...
The next day, on February 27, a joint meeting will be ...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Boçi, ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, held several...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se hetimi për...
Enkelejd Alibeaj's group has presented the candidate f...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...