web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 majit/ “Nisma Thurje”, regjistrohet në garë

2023-02-28 11:58:00, Politikë CNA

Zgjedhjet e 14 majit/ “Nisma Thurje”, regjistrohet në garë

Nisma Thurje do të garojë në zgjedhjet e 14 majit dhe sot është regjistruar në KQZ.

Në një prononcim për media drejtuesi i kësaj force politike, Endri Shabani, tha se qëllimi i Nismës është që të zëvendësojë super-politikanët e korruptuar në Këshillat Bashkiak me qytetarë të zakonshëm.

Një tjetër organizatë që do të hyjë këto zgjedhje me kandidat Arlind Qorin është edhe Lëvizja Bashkë.

 “Kemi parë që Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë pasur kohë boll që ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Ne duam të çojmë në Këshillat Bashkiak qytetarë të zakonshëm dhe të nxjerrim që aty ata që quhen si superpolitikanë, të cilët po t’i shohësh që janë superhajdutë që kanë ngritur dorën për kundër interesave të qytetit dhe për çdo superpolitikanë që do nxjerrim do fusim njerëz të zakonshëm, superqytetarë që e duan këtë qytet. Njerëz që duan të jetojnë në një vend më të mirë se ky që kemi. Nisma Thurrje krejt ndryshe nga këta që e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre sipas interesave që kanë, ka qëndruar gjithmonë në anën e drejtë të qytetarëve. Jemi ndryshe dhe në përmbajtjen e njerëzve që kemi, nëse këta e kanë rrethuar veten me gangsterë dhe biznesmenë, ne jemi të rrethuar me inxhinierë dhe pdagogë”, tha Shabani./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga