web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta, thirrje nga burgu/ “Votoni në 11 Maj”

2025-05-09 15:48:00, Politikë CNA

Meta, thirrje nga burgu/ “Votoni në 11 Maj”

Kreu i PL-së Ilir Meta u ka bërë thirrje nga burgu qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Në rrjetet sociale shkruan se fitorja më e madhe në 11 Maj ka në themel mbajtjen e fjalës dhe largimin e mashtruesve e gënjeshtarëve të korruptuar.

“Fuqia më e madhe e jona, morali më i lartë i yni, është mbajtja deri në fund e fjalës së dhënë.

Kjo është marrëdhënia më e vërtetë, më e sinqertë dhe më e ndershme me njerëzit e thjeshtë.

Fitorja jonë e madhe më 11 maj ka në themel mbajtjen e fjalës dhe largimin e mashtruesve e gënjeshtarëve të korruptuar.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë”, shkruan Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga