web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Council of Ministers/ Fines forgiven since 2015

2025-05-09 14:24:00, Politikë CNA

Council of Ministers/ Fines forgiven since 2015

The Council of Ministers has decided today to waive fines imposed from January 1, 2015 to November 30, 2024.

This forgiveness includes fines imposed by the State Police, Municipal Police, IKMT, AKU and the State Health Inspectorate.

The decision to waive the fines comes just 2 days before the May 11 parliamentary elections.

 

Decision of the Council of Ministers

DECISION ON DETERMINING THE PROCEDURES TO BE FOLLOWED FOR THE ABOLISHMENT OF UNEXECUTED ADMINISTRATIVE MEASURES

In support of Article 100 of the Constitution and point 2, Article 3, of Law No. 127/2024, “On the repeal of administrative measures imposed from January 1, 2015 to November 30, 2024, local territorial protection inspectorates, the National Inspectorate of Territorial Protection, the National Food Authority, the State Health Inspectorate, as well as the State Police and the Municipal Police”, with the proposal of the Minister of Interior, the Minister of Agriculture and Rural Development, the Minister of Health and Social Protection and the Minister of State for Local Government, the Council of Ministers

DECIDED:

I. GENERAL

1. Determining the procedures to be followed for the implementation of the process of repealing unexecuted administrative measures, according to the provisions of Law No. 127/2024, by the local territorial protection inspectorates, the National Inspectorate of Territorial Protection (hereinafter IKMT), the National Food Authority (hereinafter AKU), the State Health Inspectorate, the State Police and the Municipal Police.

2. The procedures of this decision, within the meaning of Law No. 127/2024, shall apply to the implementation and completion of the process of repealing and removing/deleting administrative measures not executed by January 15, 2025, which were imposed from January 1, 2015 to November 30, 2024, by:

a) local territorial protection inspectorates;

b) National Inspectorate of Territorial Protection;

c) National Food Authority;

ç) State Health Inspectorate;

d) State Police;

dh) Municipal Police.

3. The process of lifting/deleting administrative measures, repealed by Law No. 127/2024, and unexecuted, according to this decision, applies only to measures imposed against individuals and/or natural or legal persons, who:

a) have carried out construction and/or interventions without permission or prior notice, in:

i. constructions for residential purposes;

ii. facilities where activities of production, storage, processing, preservation and trade of agricultural and livestock products are carried out;

iii. facilities that serve to store work tools and agricultural and livestock inputs.

b) their object of activity is the production, processing, storage and marketing of agricultural and livestock products in rural areas;

c) nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

4. Procedurat e heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, dhe të paekzekutuara, ndiqen dhe zbatohen nga organet që kanë vendosur këto masa, përkatësisht, për:

a) subjektet në shkelje, sipas përcaktimeve në shkronjën “a”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga:

i. inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;

ii. Policia Bashkiake;

iii. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

b) subjektet në kushtet e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga:

i. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

ii. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

c) subjektet në shkelje, sipas përcaktimeve në shkronjën “c”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga Policia e Shtetit.

II. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATET VENDORE TË MBROJTJES SË TERRITORIT DHE POLICIA BASHKIAKE

1. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe policia bashkiake e çdo njësie të vetëqeverisjes vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listën e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve nga ky organ është vendosur, përkatësisht, masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar dhe që është shfuqizuar me ligjin nr.127/2024.

2. Një kopje e listës së hartuar sipas pikës 1, të këtij kreu, nënshkruar nga titullari i organit procedues, i përcillet menjëherë drejtorisë përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore, përgjegjëse për taksat dhe tarifat vendore, për kryerjen e procedurave për heqjen/fshirjen nga sistemi të masave administrative, të shfuqizuara.

3. Drejtoria përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore për taksat dhe tarifat vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga administrimi i listës, kryen heqjen/fshirjen nga sistemi të masës administrative, sipas listës së përcjellë për secilin individ dhe/ose person fizik apo juridik.

4. Drejtoria përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pas përfundimit të heqjes/fshirjes nga sistemi, njofton, sipas listës së përcjellë, Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake për fshirjen e detyrimit në sistem.

5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij kreu, paraqet kërkesë, përkatësisht, pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit ose Policisë Bashkiake për heqjen/fshirjen e masës.

6. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ose Policia Bashkiake përkatëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të të dhënave pranë drejtorisë përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore për taksat dhe tarifat vendore për heqjen/fshirjen e detyrimit nga sistemi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ose Policia Bashkiake njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative, subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

III. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT (IKMT)

1. Strukturat përgjegjëse në nivel qendror dhe rajonal, në përbërje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve nga struktura përkatëse është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht, dhe që është shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, dhe ia përcjellin për miratim Kryeinspektorit.

2. Lista e përgatitur sipas pikës 1, të këtij kreu, konsiderohet përfundimtare, kur për çdo subjekt kundërvajtës dhe për masën administrative përkatëse, të evidentuar për çdo subjekt, aktet administrative të mbajtura nga strukturat inspektuese të IKMT-së, përfshirë procesverbalet e konstatimit të kundërvajtjes (në vijim PVKK), relacionet shpjeguese bashkëlidhur tij, si dhe vendimin e masës administrative dhe vendimin e prishjes, kanë të evidentuar qartësisht tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, të cilat, në çdo rast, duhet të pasqyrojnë qartë se përmbushen kushtet për shfuqizimin e masës administrative, sipas kërkesave të nenit 2, të ligjit nr.127/2024.

3. Përjashtimisht nga sa përcaktohet në pikën 2, të këtij kreu, për rastet e masave administrative të paekzekutuara, plotësisht apo pjesërisht, për të cilat aktet administrative të mbajtura nga strukturat inspektuese të IKMT-së, siç janë PVKK-të, relacionet shpjeguese bashkëlidhur tij, si dhe vendimi i masës administrative dhe vendimi i prishjes, nuk kanë të evidentuar qartësisht tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, e cila në çdo rast duhet të jetë sipas përcaktimit të nenit 2, të ligjit nr.127/2024, dokumenti shtesë që do të vërtetojë tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak do të jetë akti i ekspertimit të ndërtimit pa leje, i nënshkruar nga 3 (tre) ekspertë të licencuar të fushës. Në mungesë të këtij akti ekspertimi, vlerësimi për tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, për masën administrative që shqyrtohet dhe vërtetimi i përmbushjes së kushteve për shfuqizimin e saj, sipas ligjit nr.127/2024, bëhet nga një komision i posaçëm, i krijuar me urdhër të Kryeinspektorit, që përbëhet nga punonjës të IKMT-së, specialistë të fushës dhe juristë.

4. Vendimet e Kryeinspektorit të nxjerra sipas pikave 1 dhe 3, të këtij kreu, për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, administrohen nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative, si dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura nga IKMT-ja, të cilat përkatësisht bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat, që ato disponojnë.

5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen/fshirjen e masës.

6. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të vendimit për shfuqizimin e masës administrative Kryeinspektorit. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

IV. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT DHE INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR

1. Strukturat përgjegjëse, në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ose të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, sipas ndarjes së përgjegjësive të tyre, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve, nga struktura përkatëse, është vendosur masë administrative, e cila rezulton e  paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht, dhe që është shfuqizuar me              ligjin nr.127/2024.

2. Lista e subjekteve kundërvajtëse shoqërohet me kopjen e vendimeve përfundimtare të vendosjes së masës administrative, relacionin shpjegues për çdo masë të vendosur, si dhe informacionin për fazën, në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit, duke e shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

3. Lista e përgatitur sipas pikave 1 dhe 2 të këtij kreu përcillet për miratim, përkatësisht, në Drejtorinë e Përgjithshme e AKU-së ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Listat përfundimtare miratohen nga titullari institucionit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përcjelljes për miratim.

4. Listat e miratuara nga titullarët e institucioneve, sipas pikës 3, të këtij kreu, për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me   ligjin nr.127/2024, administrohen nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ose Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Strukturat përgjegjëse, përkatësisht, bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat që ato disponojnë.

5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse, në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ose të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive për heqjen/fshirjen e masës.

6. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të vendimit për shfuqizimin e masës administrative për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të  AKU-së ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

V. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA POLICIA E SHTETIT

1. Drejtoritë vendore të policisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose të personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve, nga struktura e tyre policore është vendosur masë administrative, të cilat rezultojnë të paekzekutuara, plotësisht ose pjesërisht, dhe që janë shfuqizuar me ligjin nr.127/2024.

2. Lista e subjekteve kundërvajtëse shoqërohet me kopjen e vendimeve përfundimtare të vendosjes së masës administrative, relacionin shpjegues për çdo masë të vendosur, si dhe informacionin për fazën, në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit për çdo masë.

3. Listat e përgatitura nga drejtoritë vendore të policisë, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij kreu, së bashku me dokumentet shoqëruese, përcillen për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pasi verifikon e konstaton plotësimin e kushteve ligjore për shfuqizimin e masave administrative të listuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përcjelljes së tyre, për miratim, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm ose të autorizuarit prej tij, miraton listat përfundimtare të masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024.

5. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgon në secilën drejtori vendore të policisë listat përfundimtare së bashku me vendimet përkatëse miratuese për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara.

6. Listat përfundimtare dhe vendimet miratuese për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.128/2024, administrohen nga strukturat e drejtorive vendore të policisë, përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative, si dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura nga Policia e Shtetit, të cilat përkatësisht, bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat që ato disponojnë.

7. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel vendor, për heqjen/fshirjen e masës.

8. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 e në këtë vendim, procedon sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

VI. DISPOZITA TË FUNDIT

1. The institutions mentioned in point 2, of chapter I, of this decision, shall notify the removal/deletion of repealed administrative measures through public notice by announcement, in accordance with the provisions of the Code of Administrative Procedures of the Republic of Albania.

2. The process of removal/deletion from the list of debtor entities, according to this decision, shall be completed within 60 (sixty) days from its entry into force, except for the case provided for in point 3 of Chapter III, for which the deadline for completing the process is 80 (eighty) days.

3. The administrative costs for carrying out the process of removing/deleting unexecuted and repealed administrative measures under Law No. 127/2024, carried out according to this decision, are borne by each institution.

4. The local territorial protection inspectorates, the National Inspectorate of Territorial Protection, the National Food Authority, the State Health Inspectorate, the General Directorate of the State Police, the Municipal Police and the local self-government units are charged with the implementation of this decision.

This decision enters into force upon publication in the "Official Gazette".





Lajmet e fundit nga