LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta sulmon Braimllarin: Karagjoz që ka në plan shpërbërjen e partisë, vegël e Ramës dhe SPAK

2024-04-17 10:50:00, Politikë CNA
Meta sulmon Braimllarin: Karagjoz që ka në plan shpërbërjen
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat nuk la pa thumbuar Endrit Braimllarin, tashmë të larguar nga kjo parti. 

Meta theksoi se kur Tedi Blushi erdhi në pari ka pasur xhelozi sepse është opozitar i vërtetë. Meta tha se ata që sulmojnë Tedi Blushin kanë për qëllim shpërbërjen e partisë.

Sipas Metës, Braimllari dhe të tjerët duan Partia e Lirisë të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama, i cili financon SPAK-un. 

"Partia do të ketë një president. Për president mund të kandidojnë edhe të tjerë. Për zv.presidente do të kandidoj Erisa Xhixhon. Tedi Blushi do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Nuk është nga ana karagjozët që ka për plan shpërberjen e partisë. Ka xhelozi kur vijnë figura të reja në parti. Ai është opozitar i vërtetë. Ata që flasin kundër Tedit, flasin kundër Metës, ata nuk e kanë me Tedin por e kanë me Metën. Ata duan që Partia e Lirisë të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama i cili ka investuar në këtë parti faksionin Duman-Dvoran dhe Adrian. Ne i kemi me prova këto gjëra. Duan të na i "vrasin" Tedin se nuk duan të bëjnë opozitë.", u shpreh Meta./CNA

11:25 POLITICS

Përplasje te

Diskutime të shumta ka pasur sot në Komisionin e Ligje...

Lajmet e fundit nga