web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ligji për start up-et, së shpejti në parlament”/ Ibrahimaj zbulon synimin e qeverisë

2023-03-28 13:01:00, Politikë CNA
“Ligji për start up-et, së shpejti në parlament”/
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shprehur se qeveria ka ndërmmarrë shumë iniciativa që Shqipëria të kthehet në një treg konkurrues për shqiptarët dhe të huajt që duan të investojnë në inovacion.

Ibrahimaj bëri me dije gjithashtu se shumë shpejt në parlament do të kalojnë disa ndryshime për ligjin e start up-eve inovative që njohin funksionin e nomadëve digjital dhe funksionimi i nomadëve digjitalë për një periudhë 12 mujore pa qenë e nevojshmne që ato të jenë rezident tatimor shqiptarë.

Kemi punuar që të rrisim kapacitetet për të gjitha ndërmarrjet inovative dhe tu ofrojmë mundësi të rinjve.

Kemi hartuar programin e kodimit i cili aftëson të gjithë kategoritë e inovacionit.

Financohet 50 % nga qeveria dhe 50% nga individët dhe biznesi.

TEDA-t kanë tërhequr investimet e huaja.

Shumë shpejt në parlament do të kalojmë disa ndryshime për ligjin e start up-eve inovative që njohin funksionin e nomadëve digjital dhe funksionimi i nomadëve digjitalë për një periudhë 12 mujore pa qenë e nevojshmne që ato të jenë rezident tatimor shqiptarë.

Të gjithë këto iniciativa qeveria i ka ndërmarrë me një synim që ne të bëhemi një treg konkurrues dhe atraktiv për shqiptarë që duan të investojnë në inovacion por edhe për të tërhequr investimet nga të huajt”, tha Delina Ibrahimaj./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga