web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim lëshon Bashën/ Institucionet të reagojnë për lobimin rus

2022-09-29 22:14:00, Politikë CNA
Kim lëshon Bashën/ Institucionet të reagojnë për
Lulzim Basha

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar reagim nga institucionet për 500 mijë dollarët ruse në Partinë Demokratike, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Teksa komentoi raportimet e mediave të huaja për lobimin rus, Kim tha në emisionin “Opinion” se pika kyçe është që duhet të veprojmë.

Ambasadorja nuk pranoi të flasë për specifikat, por theksoi se paratë e përmendura në raportime tregojnë rreziqet e lobimit rus të Lulzim Bashës.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur në gjithë këtë raport për 300 milionë dollarë vetëm Shqipërinë, Bosnjen, ku të gjithë e dinë ndikimin e Rusisë aty, dhe Madagaskarin, pse Shqipëria?

Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për specifikat…

Blendi Fevziu: Vend i vogël, në 300 milionë dollarë, të përmendet Shqipëria?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen. Por pika kyçe është që duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga