Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë ...
Edvin Ndreu i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë ...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Kongresmenë dhe përfaqësues të shquar të politikës amerikane, që e duan Shqipërinë dhe çmojnë partneritetin me Partinë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Këlliçi shkruan se është i nderuar nga nga mikpritja dhe dashamirësia e miqve tanë Amerikanë, të cilët kishin një vlerësim maksimal për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në forcimin e partneritetit midis vendeve tona.
Postimi i Këlliçit:
Kënaqësi e privilegj të isha i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, ku pata mundësinë të takoj Kongresmenë dhe përfaqësues të shquar të politikës amerikane, që e duan Shqipërinë dhe çmojnë partneritetin me Partinë Demokratike.
U ndjeva i nderuar nga mikpritja dhe dashamirësia e miqve tanë Amerikanë, të cilët kishin një vlerësim maksimal për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në forcimin e partneritetit midis vendeve tona.
I jam mirënjohës për kohën dhe vëmendjen e tyre Anëtarëve të Kongresit Amerikan:
Tim Walberg, Republikan - Miçigan
Robert Aderholt, Republikan - Alabama
Jeff Duncan, Republikan - Karolina e Jugut
John Moolenaar, Republikan - Miçigan
Louie Gohmert, Republikan - Teksas
Nicole Malliotakis, Republikane - Nju Jork
Gus Bilirakis, Republikan - Florida
Joe Ëilson, Republikan - Karolina e Jugut
Morgan Griffith, Republikan - Virxhinia
Mark Green, Republikan - Tenesi
Brian Fitzpatrick, Republikan - Pensilvani
Michael McCaul, Republikan - Teksas
Lucy McBath, Demokrate - Xhorxhia
Conor Lamb, Demokrat - Pensilvani
si dhe ish Kongresmenëve Lincoln Davis, demokrat i Tenesi dhe Patrick Murphy, demokrat Pensilvani, ish zv. Sekretar i Ushtrisë Amerikane dhe veterani i parë i luftës në Irak, i zgjedhur si Anëtar i Kongresit.
Në takime të veçanta me secilin nga miqtë e Shqipërisë, ndamë shqetësimin për gjendjen e demokracisë tek ne, për rritjen e autokracisë, arbitraritetit të qeverisë dhe përkeqësimin e standardeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Korrupsioni në Shqipëri është i papranueshëm dhe një çështje që duhet marrë shumë seriozisht.
I sigurova miqtë tanë se Partia Demokratike është e angazhuar në betejë për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë, si aseti më i madh publik në një vend me orientim e vokacion pro-Perëndimor dhe se Partia Demokratike ka qenë në 32 vitet e fundit dhe do mbetet edhe në 100 vitet e ardhshme promotor kryesor i miqësisë dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA.
Patëm dakordësinë se qëndrimet e vërteta dhe transparente të miqve dhe partnerëve amerikanë dhe europianë do ta ndihmojnë Shqipërinë për daljen nga udhëkryqi.
Kapja e drejtësisë nga qeveria përmes një reforme të njëanshme dhe me axhendë, nuk i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Qëndrimet e sponsorizuara pro-qeveritare të disa zyrtarëve nuk ndihmojnë, përkundrazi thellojnë krizën. Në këto kushte, mora mbështetjen e miqve tanë se një opozitë e fortë, e pakapur dhe që lufton çdo ditë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, është rruga më e mirë për t'i shërbyer vendit dhe marrëdhënieve jetike që kemi me partnerin e çmuar e strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, mora garancinë se vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të rritet nga ana e tyre, si dhe përpjekjet për të parë realitetin në sy, ashtu siç është, të padeformuar nga asnjë faktor i ndryshëm./CNA.al
Prej disa ditësh , qeveria ka ndërmarrë një nismë për ...
The member of the Presidency of the DP, Eno Bozdo, inv...
The democratic deputy, Belind Kelliçi, has published a...
Former democratic deputy, Rudina Hajdari, has commente...
The deputy of the DP, Flutura Açka, has told the story...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
The head of SPAK, Arben Kraja, has often been targeted...
The American Embassy in Tirana has given details of th...
The chairman of the Parliamentary Group of the SP, Tau...
The head of PD Sali Berisha has not spared his critici...
The Secretary for Transparency, the Fight against Corr...
The Supreme Court dismissed Ilir Meta's appeal against the...
The meeting of the Council of Mandates and Regulations...
By Dan Friedman In 2018, Mother Jones reported that p...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, commented on...
Monika Kryemadhi has been explained in "Opinion" regar...
The General Secretary of the Socialist Party, Damian Gjikn...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur këtë në lidhje me kallë...
‘Babalja’ e Lulzim Bashës, ka dalë sot në media, duke ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...