web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Integrimi në BE do të jetë prioritet kryesor”/ Peleshi tregon synimet e sesionit të ri parlamentar

2026-01-16 12:55:00, Politikë CNA

“Integrimi në BE do të jetë prioritet kryesor”/

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku ka folur lidhur me objektivat dhe synimet e sesionit të ri parlamentar që nis më 19 janar.

Peleshi tha se integrimi në BE, të cilin e cilësoi si një proces historic, do të jetë fokusi edhe i këtij sesioni. Kryeparlamentari listoi edhe disa nga ligjet që do të miratohen ose ndryshohen në seancat parlamentare.

“Integrimi, projekt historik, ku Kuvendi ka rolin e tij për të luajtur. Sesioni në vijim do të ketë një volum vetëm në rritje. Në sesionin e kaluar zhvilluam 18 seanca plenare. U miratuan ligje të rëndësishme lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian.  Europa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar parlamentar. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociuatave për të gjithë grupkapitujt. Sfida është mbyllja.  

Projektligjet që lidhen me procesin e integrimit do të jenë kryefjalë dhe priroritet i këtij sesioni. Që në seancat e para do të shqyrtojmë ndryshimet e Kodit Penal për përmbushjen e piketave të Bashkimit Europian. Do të miratohet ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligji për konfliktin e interesave. Do të përshtatet ligji për Komisionet, do ndryshohet ligji për mediat audiovizive për transparencën e pronësisë. Do miratohet ligji për lobimin. Do synojmë të miratojmë projektligjin për organizmin dhe funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është ligj i ri dhe janë bërë diskutime paraprake dhe do të bëhen diskutime me 120 deputetët e Kuvendit. Ky ligj fuqizon rolin e Kuvendit. Transparenca do të jetë një synim i këtij sesioni po ashtu”, u shpreh Peleshi. /CNA





Lajmet e fundit nga