web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për Tiranën/ Salianji: Alimehmeti, profil shumë i mirë në PD, mori vota sa për 2 deputetë

2025-09-26 22:35:00, Politikë CNA

Gara për Tiranën/ Salianji: Alimehmeti, profil shumë i mirë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji komentoi sot lidhur me emrat e mundshëm nga Partia Demokratike për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Në një emision në A2CNN, Salianji cilësoi si një profil shumë të mirë mjekun Ilir Alimehmeti, teksa shtoi se veç empatisë që ka krijuar në publik, nga 11 maji mori vota sa për dy deputetë.

“Tabaku dhe Alimehmeti janë dy profile shumë të mira në PD, doktori ka këtë pjesën e sakrificës ku pavarësisht se ka marrë 18 mijë vota nuk është në parlament. Thuajse, ai ka prodhuar 2 mandate për PD, por vet është jashtë. Ka një lloj empatie për të në publik. PD ka skalion të parë disa njerëz që në çdo rast do konkurrojnë mes tyre për të qenë në garë, ka nënkryetarët e partisë, ka drejtuesit e lartë të partisë, të cilët mund të kenë ambiciet e tyre në garë. Mendimi im është që PD nuk ka kohë të hapë plagë të reja sidomos për zgjedhje që janë të pjesshme në 7 bashki që do të jenë në zgjedhje, po të quajmë edhe Vlorën. Unë mendoj se duhet të ecim në drejtimin për të ngritur ekipet dhe grupet e punës në këto zona dhe pastaj për të diskutuar për kandidatët”,-tha Salianji./CNA





Lajmet e fundit nga