web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dinastia Felaj”/ Berisha “shuplakë” të fortë Prokurorisë

2023-06-28 13:53:00, Politikë CNA

“Dinastia Felaj”/ Berisha “shuplakë” të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një tjetër familjar i deputetes së PS, Ermonela Felaj pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Në reagimin e tij Berisha e ka cilësuar Prokurorinë e Tiranës si “prokurorinë familjare” të Ermonela Felajt, pasi motra e saj renditet e para në listë për pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës.

Berisha thekson se ky është një rast unik në botë ku një institucion udhëhiqet nga 4 anëtarë të një familje.

Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë.

Miq, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtesia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.

Kjo është prokuroria familjare.

Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi!”, shkruan Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga