web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon Dule/ Patronazhistët kanë nisur mesazhet, po mbledhin ID-të për kontrollin e votave

2022-10-18 20:46:00, Politikë CNA
Denoncon Dule/ Patronazhistët kanë nisur mesazhet, po mbledhin
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, bëri një denoncim për ndërhyrje të mazhorancës në zgjedhjet vendore të 2023-shit.

Dule tha në “Radarin Informativ” se patronazhistët e PS-së kanë nisur mesazhet që tani. Sipas tij, patronazhistët po mbledhin kartat e identitetit të qytetarëve për kontrollin e votave.

“PS nuk është në gjendje të fitojë zgjedhje të ndershme. Që tani kanë nisur mesazhet e patronazhistëve, e patronazhistit të fisit. Këtu mbahet në këmbë një qeveri e cila është autarkike. Ka nisur mbledhja e kartave ID për kontrollin e votave“, theksoi ai./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga