The 111th anniversary of the State Police/ Balla: Salary increase from July 1
Today the State Police marks the 11th anniversary of i...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të hetojë mega-skandalin që cenon sigurinë kombëtare dhe prokurorin që po heton Bashkinë Tiranë, Klodian Brahon.
Sipas Këlliçit, Mirel Mërtiri kur dha intervistën për Syri Tv bëri publik kallëzimin që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Sipas Këlliçit bashkëlidhur me kallëzimin, Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror.
"Vetëm ky fakt, do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK", u shpreh Këlliçi.
Fjala e plotë:
Jemi sot sërish para jush për t’ju rikthyer në vëmendje faktin se tashmë prej disa muajsh, hetimet për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, vijojnë të mbeten pezull dhe pa autorin real i cili quhet Erion Veliaj.
Nga kjo foltore ju kemi vënë në dijeni për prova dhe fakte që Erion Veliaj është pronari real i Inceneratorit të Tiranës dhe menaxher të kësaj ndërmarrje korruptive, ai ka vendosur Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton.
Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV muajin e shkuar, Mirel Mertiri bëri publik kallëzimin që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Bashkëlidhur me kallëzimin, Mirel Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror.
Vetëm ky fakt, do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK.
Të mos harrojmë se në muajin Gusht, të vitit 2023, është bërë publik fakti se sistemi TIMS është vjedhur, pikërisht në momentin që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, emëroi patronazhistët e tij në krye të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pyetja që lind natyrshëm është se kush është personi që i ka dhënë shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit TIMS.
Ja ka dhënë vetë Taulant Balla apo shefi i tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj?
Partia Demokratike e Shqipërisë, vërtetë ka kritikuar dhe do vijojë të kërkojë çdo ditë hetime të plota, të pa anshme dhe efikase nga organi i akuzës, por kurrsesi nuk mund të pranojë shantazhet dhe presionet që i bëhen nga ky shtet i kriminalizuar dhe korruptuar në çdo qelizë, prokurorëve të cilët kanë në hetim dosjet që lidhen me skandalet e institucionit më të korruptuar sot në Shqipëri, Bashkisë Tiranë.
Kujtojmë këtu se është pikërisht ky prokuror, i cili ka në hetim dosjen famoze 5D, të drejtorëve të korruptuar të bashkisë, me në krye Mariglen Qaton, i cili pritet të jetë shumë shpejt kurbani i rradhës, njëlloj si Taulant Tusha, për të shpëtuar lëkurën e Erion Veliajt.
I bëjmë thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që në kushtet kur opozitës i është bllokuar mundësia nga Edi Rama, për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin për vjedhjen e sistemit TIMS, të nisë menjëherë hetimet kryesisht për këtë mega skandal, duke çuar përpara drejtesisë këdo individ, që ka cënuar jo vetëm prokurorët apo qytetarët e zakonshëm, por mbi të gjitha ata individë apo zyrtarë, që kanë cenuar sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin tonë me aleatët strategjike.
Ndërkohë rikujtojmë qytetarët shqiptarë, se edhe këtë javë kemi depozituar fakte e prova të reja pranë SPAK, kemi depozituar dokumente shtetërore me firmën e zyrtarëve qeveritarë, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme rolin kryesor të Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, në aferën korruptive të shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës./CNA
Today the State Police marks the 11th anniversary of i...
Prime Minister Edi Rama during his speech from the Hou...
The former Minister of Defense, Fatmir Mediu, spoke in...
Prime Minister Edi Rama has expressed in a post on social ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen e arre...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është bërë pjesë e tubimit t...
The head of the DP parliamentary group, Gazment Bardhi...
The deputy of the Democratic Party, Luan Baçi, in an i...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një prononcimi ...
Minister Ulsi Manja from Korça told CNA TV that we nee...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, during an intervi...
The Central Election Commission has given the mandate of M...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar ...
The arrest of Fatos Nano is often mentioned these days...
The next day at 12:00 the meeting of the DP parliament...
Prime Minister Edi Rama at the media conference when he wa...
Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, M...
The General Secretary of the Democratic Party, Flamur ...
Partia Demokratike njoftoi sot se ka bërë kallëzim pen...
Lul Basha has become brave. Today, the sleeper and op...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...