web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rotacioni ofron të njejtin model qeverisës”/ Blendi Kajsiu ftesë për të mos votuar partitë e vjetra

2022-09-27 11:19:00, Politikë CNA
“Rotacioni ofron të njejtin model qeverisës”/ Blendi
Pedagogu i Shkencave Politike, Blendi Kajsiu

Pedagogu i Shkencave Politike, Blendi Kajsiu, ka kërkuar të refuzohet rotacioni brenda partive tradicionale, për të cilat pretendon se ofrojnë të njejtin model qeverisës.

Në një koment të tij për Lapsi.al, Kajsiu thotë se qytetarët duhet të votojnë për këdo përveç partive tradicionale që kanë 30 vite që qeverisin.

Ai deklaron se PS, PD dhe LSI kanë abuuar me pushtetin dhe kanë varrosur shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë.

“Refuzimi i partive tradicionale është e vetmja alternativë reale në skenën tonë politike. Rotacioni brenda tyre është pseudo-alternativë sepse ofron të njëjtin model qeverisës, të njëjtin nivel korrupsioni dhe kapje shteti thjesht duke ndryshuar emrat. Madje shpesh as emrat nuk ndryshojnë sepse shkojmë nga qeveria Berisha-Meta tek qeveria Meta-Rama për tu kthyer përsëri tek Meta-Berisha. 

Natyrshëm në këtë pikë lexuesi do pyes: Po për kë duhet votuar? Përgjigja në fakt është shumë e thjeshtë: Për këdo përveç partive tradicionale që kanë 30 vite që qeverisin, abuzojnë me pushtetin dhe që e kanë varrosur shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë. Partitë tradicionale janë PS, PD dhe satelitët e tyre, si LSI-ja e Metajt, PR-ja e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës apo Partia Social Demokrate e Tom Doshit, që janë ndërtuar thjesht për pasurimin e pronarëve të tyre.

Ndërkohë në çdo palë zgjedhje shfaqen parti alternative që mediat dhe politikanët kryesore bëjnë çmos ti injorojnë dhe delegjitimojnë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 u shafqën të paktën tre të tilla, Lëvizja Vetvendosja, Nisma Thurja dhe Lëvizja e Re (LRE), pa përmendur një numër kandidatësh të pavarur. Natyrisht secilës prej këtyre partive mund ti gjesh bishta, pasi bishtologjia është disiplinë e konsoliduar tek ne. Dikush mund të jetë skeptik për Boiken Abazin e Vetvendosjes, Endrit Shabanin e Nismës Thurja apo Arian Galdinin e LRE-së, apo për kandidatët e pavarur Filan Fisteku dhe Fistek Filani”, shprehet ai.

Pedagoigu thekson se është e palogjokshme që votuesit të qëndrojnë besnikë ndaj këtyre partive tradicionale.

“Nuk ka asnjë llogjikë që votuesit tu mbeten besnik partive tradicionale dhe politikanëve Rama, Berisha dhe Meta që në mënyrë sistematike dhe të përsëritur tradhtojnë shpresat e tyre. E vetmja zgjidhje është votimi për çdo Filan Fistek apo lëvizje filan fistekësh që nuk ka lidhje me klasën politike tradicionale, nga e cila tashmë nuk mund të presësh asgjë. Sot më shumë se kurrë është koha që votuesi t’ia kthejë tradhtinë politikanëve tradicional duke i tradhtuar ata, duke zgjedhur mes filan fitekërve që popullojnë fletën e votimit. Kjo është alternativa e vërtetë, çdo gjë tjetër është riciklim i ujërave të zeza”, thekson Kajsiu./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga