web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritan Shehu: Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni

2022-09-27 08:38:00, Politikë CNA
Tritan Shehu: Jozefina Topalli mund të ishte një Giorgia Meloni
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar këtë mëngjes anëtaren e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topallin si Giorgia Melonin e Italisë në poolitikën shqiptare.

Këtë deklaratë Shehu e ka bërë teksa ka folur në “Euronews Albania”, për situatën politike në vend dhe rajon.

Ai theksoi se për të bërë politikë nuk ka rëndësi mosha, por energjitë dhe idetë.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që Partia Demokratike kaloi një moment të vështirë. Ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, dështuam.

Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër. Rëndësi ka në disa momente, jo vetëm mosha, por energjitë dhe idetë”, u shpreh deputeti./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga