Erion Veliaj shkon me Enver Hoxhajn në Hagë/ Takon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kr...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar mbrëmjen e sotme fjalimin që Damian Gjiknuri ka mbajtur në Këshillin e Europës, si përfaqësues i PS-së për rezolutën e Asamblesë Parlamentare, bazuar në raportin e Senatorit, Dick Marty.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se me anë të këtij fjalimi Gjiknuri kërkonte hetim të plotë të raportin e Dick Marty-t.
?Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një hetim të plotë të çështjes dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur?, theksonte Gjiknuri, sipas kreut të PD-së.
Ish-kryeministri deklaron se është e qartë si drita e diellit që përfaqësuesi i PS-së ka kërkuar ?hetim të plotë të çështjes? dhe kundërshtimi ishte për frazime/amendime të caktuara të Rezolutës, jo për thelbin e saj.
Statusi i plotë i Berishës:
Kjo ishte fjala e përfaqësusit të PS-ës për rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të bazuar në raportin e Senatorit, Dick Marty.
Këtu më poshtë keni kërkesën e Gjiknurit për hetimin e plotë të çështjes.
Gjiknuri: Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një hetim të plotë të çështjes dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.
Këtu më poshtë keni debatin e kryetarit të grupit parlamentar të LSI-Partisë së Lirisë, deputetit z. Petrit Vasili dhe ish-ministrit të Punëve të Jashteme z. Edmon Haxhinasto me Edi Ramën për këtë çështje.
* Përplasja për raportin e Dick Marty, ish-deputetët e LSI-së i nxjerrin dokumentin Ramës ku ka fshirë paragrafin: Ke kërkuar hetim të plotë! Pse padite simbolin e luftës së UÇK-së.
14:18 | 08/11/2020 në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Të Fundit, të gjitha.
* Raporti i ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në, ka nxitur një debat të politikës në vend.
Këtë herë është nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili thotë se kryeministri Edi Rama e ka mbështetur totalisht këtë raport, madje duke kërkuar edhe hetim të plotë. Në vitin 2011, në Këshillin e Europës u miratua një rezolutë për hetimin e këtyre akuzave të ngritura nga ana e Dick Marty-t, ku Rama pretendon se delegacioni i Shqipërisë në AP të Këshillit të Europës votoi pro rezolutës kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.
?Pse e ke mbështetur ti totalisht raportin e Dik Martit në Strasburg, përmes anëtarit tënd të delegacionit, Gjiknuri i cili ka thënë ?Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TË PLOTË TË ÇËSHTJES dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur??,-shkruan Vasili në facebook.
Nga ana tjetër, Vasili e pyet Ramën se kush e urdhëroi që të padiste në Gjykatë, simbolin e luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj. ?Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo të tmerruan hartat e pazarit që kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe që do dilnin sheshit në atë gjyq? Dy pyetje Krye Mashtruesit antiKosove Edi Rama! Meqënëse KryeMashtrues paske merakun e Dik Martit, atëherë boll u spërdrodhe, por ktheji përgjigje.
Pyetjes: 1-Pse e ke mbështetur ti totalisht raportin e Dik Martit në Strasburg, përmes si anëtarit tënd të delegacionit Gjiknurit, i cili ka thënë: Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TË PLOTË TË ÇËSHTJES dhe që të mënjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur. Kryemashtrues është kërkuar shumë qartë nga ti:..?HETIM TË PLOTË TË CËSHTJES? dhe kundërshtimi ishte për plotësime periferike. KryeMashtrues ke kërkuar vetë me shkrim ?Hetim të Plotë?, ja ke kaluar edhe Dik Martit vetë. Faktet ulërasin, KryeMashtrues e ke mbështetur Dik Martin në Strasburg, përmes Gjiknurit tënd, këtë nuk e lëviz topi. KryMashtrues LSI nuk ka pasur asnjë përfaqësues në Strasburg dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë mashtrim i yti.
2- KryeMashtrues kush të urdhëroi të padisësh në Gjykatë simbolin e luftës së UÇK, Ramush Haradinaj? Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo të tmerruan hartat e pazarit që kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe që do dilnin sheshit në atë gjyq. Se çfarë ke bërë dhe bën ti për të shitur Kosovën e di gjithë Kosova dhe Kosovarët nga i pari tek më i fundit. Ndaj mos e zër Kosovën dhe UÇK më me goje, se u bën pis emrin të dyjave kur dalin nga goja jote.?- shkruan Vasili.
* Ishte ish-ministri i Jashtëm në kohën e qeverinë Berisha, Edmond Haxhinasto i cili publikoi edhe paragrafin e hequr nga disa media sipas Haxhinastos, ku tregohej se delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, me deputetët Rusmaili, Gjiknuri dhe Idrizi kanë mbështetur Rezolutën në thelbin e saj, dmth për hetimin e pretendimeve të raportit të Dik Martit.
?Kryeministri më paska përmendur sot për rolin si përfaqësues i LSI për miratimin e Raportit të Dick Martit?! Qëllimi është i qartë, ndonëse i dëshpëruar e absurd: T?i lidhë zhvillimet sot në Kosovë dhe veprimtarinë e Gjykatës Speciale, si përgjegjësi e LSI dhe përfaqësuesve të saj në qeverisje?! Sigurisht që bëhet fjalë për peridhën kur unë isha Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Berisha. Dhe ngjarja në fjalë është diskutimi dhe miratimi i Rezolutës 1782, datë 17 janar 2011, të Këshillit të Evropës, miratuar me 169 vota pro, 8 kundër, dhe 14 abstenime. Në këtë sesion të Këshillit të Evropës, merrte pjesë delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, me deputetët Rusmaili, Gjiknuri dhe Idrizi. Është shumë e qartë nga procesverbali i mbledhjes, se të tre përfaqësuesit e Kuvendit e kanë mbështetur Rezolutën në thelbin e saj, dmth për hetimin e pretendimeve të raportit të Dik Martit. Po kështu, është e vërtetë se pas mospranimit të disa amendimeve nga Asamblea, deputetët Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër Rezolutës. Sot, disa media pranë Kryeministrit, me qëllim që vetëm nxjerrjes së të vërtetës nuk i shërben, me variantin copy-paste, kishin bërë një paraqitje të paplotë të fjalës së përfaqësuesit të PS në diskutimet për Rezolutën. Ja çfarë paragrafi i mungonte diskutimit të Përfaqësuesit të PS, të paraqitur sot me mburrje në media, gjoja si kundër Rezolutës.
Gjiknuri: Kështuqë, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një hetim të plotë të çështjes dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.?
Pra, është e qartë si drita e diellit që përfaqesuesi i PS ka kërkuar ?hetim të plotë të çështjes? dhe kundërshtimi ishte për frazime/amendime të caktuara të Rezolutës, jo për thelbin e saj. Shtrohet pyetja, MOS PËRFAQËSUESI I PS NUK E PYETI KRYEMINISTRIN E SOTËM ? KRYETARIN E PS në atë kohë- për mbështetjen që i bëri Rezolutës?! Si ministër i Punëvë të Jashtme i Qeverisë Berisha, dhe si përfaqësues i LSI në atë qeverisje, jam shumë krenar për gjithë veprimtarinë e asaj qeverie në mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës, të njohjeve ndërkombëtare e integrimit në organizatat rajonale e ndërkombëtare, të pjesmarrjes së parë zyrtare të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa gjatë presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, isha President i tij, e më tej, në gjithe forumet ndërkombëtare ku përfaqësohej Republika e Shqipërisë. Drejtësinë e qëndrimeve të mbajtura atëherë për Kosovën e ka vërtetuar koha.
Nuk është aspak qëllimi i sotëm të sqaroj veprimtarinë time në mbështetje të Kosovës, që në 1999, si Kordinatori i parë i Njësisë për Menaxhimin e Emergjencës (krizë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës), as si ministër i Jashtëm, e as më pas. Sigurisht, që do ta bëj nëse do të jetë e nevojshme. Por nuk mund të mos shpreh keqardhjen e thellë që çështje të tilla me rëndësi mbarëkombëtare, si veprimtaria e Gjykatës Speciale në Kosovë, të mos trajtohen me përgjegjësi maksimale nga qeveria këtej e në kordinim me atë matanë kufirit, por të bëhen çështje në funksion të shoë-ut politik të momentit. Për këtë çështje kam shkruar edhe në statusin e djeshëm në FB! p.s. Për çdo gjë të deklaruar në këtë status, janë të disponueshme dokumentet zyrtare përkatës. (Më poshtë po bashkëngjis dy ekstrakte nga diskutimet e deputeteve që votuan kundër Rezolutës, si edhe letrën që si ministër i Jashtëm i Shqipërisë i dërgova gjithë Ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ditë përpara se Këshilli të diskutonte për Kosovën, ku paraqitet qëndrimi i Qeverisë Shqiptare në atë kohë për Raportin e Dik Martit, qëndrim që u vlerësua nga Ambasadorët e vendeve partnere që çliruan Kosovën, veçanërisht nga ata të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë).?- shkruan Haxhinasto./ B.A. - CNA.al
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kr...
Teksa po afron zgjedhjet vendore të vitit 2023, në med...
Partia e Lirisë e Ilir Metës ka publikuar një video të...
Ilir Meta pas mbarimit të mandatit presidencial, u kthye n...
The chairman of the PD, Sali Berisha, during a press c...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, was asked ...
Deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se mund të vo...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se projekti i amnistisë ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
Prej disa ditësh në media është aluduar se mjeku Ilir ...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur hapur mbrëmjen e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga t...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hapi ditë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takim...
Deputy Belind Kelliçi has described the speech given b...
Oliver Varhelyi, the EU Commissioner for Neighborhood ...
In the plenary session of this Thursday, the Speaker o...
The deputy of the Democratic Party, Belind Këlliçi, has st...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...