web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha flet pa filtra/ Edhe gjatë qeverisjes sime ka patur korrupsion

2022-10-13 22:38:00, Politikë CNA
Berisha flet pa filtra/ Edhe gjatë qeverisjes sime ka patur korrupsion
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur hapur mbrëmjen e sotme, teksa është ndalur tek korrupsioni në politikë.

Berisha tha në emisionin “Opinion” se padyshim që edhe në qeverisjen e tij ka patur korrupsion, por theksoi se gjithashtu ka patur edhe një luftë kundër tij.

Lideri i demokratëve nënvizoi se personalisht nuk ka firmosur asnjë dokument që nuk ka qenë në përputhje me ligjin.

“Unë kam firmosur në përputhje të plotë me ligjin. Kam firmosur mbi 7 mijë vetëm vendime qeverie, por në përputhje me ligjin. Pa diskutim ka patur korrupsion. Por ka patur dhe një luftë aktive kundër korrupsionit. Ka patur konkurrencë. Nuk ka patuar prokurime sekrete apo me fonde maksimale. Janë 420 milionë euro djegësat, të cilat kryeministri kurrë nuk duhet ta firmoste”, u shpreh Berisha./ B.A. – CNA.al





14:12 POLITICS

Berisha në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur sot llog...

Lajmet e fundit nga