web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha flet për takimin me Metën/ Zbulon tezën dhe synimin e kreut të PL-së

2022-10-13 22:22:00, Politikë CNA
Berisha flet për takimin me Metën/ Zbulon tezën dhe synimin e
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e PL-së, Ilir Meta.

Berisha tha në emisionin “Opinion” se Meta i ka shkuar në tryezë me një tezë. Sipas tij, ish-presidenti është me tezën që sa herë ka kërkuar bashki të mëdha është tradhtuar nga partitë e mëdha.

Ai theksoi se me PL-në do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje, ndërsa zbuloi se Meta synon të bëjë fushatë më shumë tek këshillat bashkiakë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: A keni rakorduar me Partinë e Lirisë?

Meta: Plotësisht, zoti Meta është plotësisht me primaret.

Fevziu: Do ketë kandidat të Partisë së Lirisë në primare?

Berisha: Nëse do ketë kandidatë të Partisë së Lirisë, do përcaktohet bashkia.

Fevziu: Dhe nuk do ketë primare në atë bashki?

Berisha: Unë them që do ketë.

Fevziu: Çfarë ju ka thënë zoti Meta?

Berisha: Në fakt ishte shumë pragmatik.

Fevziu: Nuk është se nuk shquhet për këtë gjë.

Berisha: Më erdhi me tezën që sa herë kemi kërkuar bashki të mëdha jemi tradhtuar nga partitë e mëdha. Për socialistët e kishte të drejtë në fakt. Ai kishte ndër mend të fushatonte fort për këshillat bashkiakë.

Jemi një koalicion. Do kemi një marrëveshje shumë shpejt. Me Këshillat bashkiakë do të dalin me logon e tyre. Nuk janë kundër Primareve por kërkojnë "poll-e". Nuk jam kundër, por janë të kushtueshme./ B.A. – CNA.al





14:12 POLITICS

Berisha në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur sot llog...

Lajmet e fundit nga