web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sali TikToksi zbulon arsyen/ Çfarë e shtyu të hapte llogari në rrjetin social

2022-10-13 21:35:00, Politikë CNA
Sali TikToksi zbulon arsyen/ Çfarë e shtyu të hapte llogari
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hapi ditën e sotme një adresë në rrjetin social “TikTok”.

Në emisionin “Opinion” Berisha zbuloi se ajo që e shtyu të hapte “TikTok” është popullariteti i këtij rrjeti social me adoleshentë e të rinj.

““TikToku” është më i preferuari i mediave sociale i adoleshentëve dhe moshës afër adoleshencës”, u shpreh ai.

Më tej, ish-kryeministri deklaroi se nuk ka për qëllim të flasë për politikë me përdoruesit e këtij rrjeti social.

“Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është shumë i rëndësishëm. Nuk synoj të vendos një komunikim politik me ta, por synoj që të kem një komunikim politik si një pjesë shumë e rëndësishme e rinisë shqiptare”, theksoi Berisha, ndërsa zbuloi se ishte ideja e tij për të hapur një llogari në “TikTok”./ B.A. – CNA.al





14:12 POLITICS

Berisha në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur sot llog...

Lajmet e fundit nga