web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha among young democrats/ Message to them: Save Albania

2022-12-08 13:35:00, Politikë CNA

Berisha among young democrats/ Message to them: Save Albania

The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, in the activity organized by the FRPD, for December 8, Berisha appealed to the youth, as the only hope to save the country.

Berisha addressed the young people of the FRPD, saying that you are proud after having completed the first mission with complete success.

“Të dashur delegatë të FRPD-së, të dashur anëtarë dhe anëtare të FRPD-së, kudo ku ndodheni sot, i dashur Besart, kryetar i FRPD-së, drejtues të mëparshëm të kësaj organizate me një histori dhe të ardhme të jashtëzakonshme, me një rol sa madhor në historinë e këtij vendi, në historinë e shqiptarëve, po kaq të madhërishme për të ardhmen e shqiptarëve. Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruat në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenar dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, në misionin tuaj të dytë, i cili është mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar. A do mundeni ju me energjitë, guximin tuaj të shpëtoni Shqipërinë e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe. Përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egërit e historisë kombëtare. A do mundeni të shpëtoni ju sot Shqipërinë që është sot vendi më i agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore. E them këtë dhe shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, energjinë, entuziazmin dhe forcën për të shpëtuar këtë vend. Për ta vendosur atë përsëri në rrugën e së ardhmes, të dinjitetit kombëtar dhe integrimit euroatlantik”, tha Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga