web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belinda Balluku: Do rriten pagat edhe në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

2023-04-14 17:22:00, Politikë CNA
Belinda Balluku: Do rriten pagat edhe në sektorin e
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, paralajmëroi rritje pagash edhe në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Balluku tha gjatë inspektimit të ujësjellësit të ri në Lushnjë se gjithashtu edhe ndërmarrjet do të kenë eficencë më të lartë financiare.

“Do të jetë një sfidë e re. Me një menaxhim të mirë dhe planifikim të mirë unë besoj se edhe pagat do t’iu rriten punonjëse të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe ndërmarrjet e agreguara do të kenë eficencë më të lartë financiare", deklaroi ministrja.

Kujtojmë se qeveria ka paralajmëruar rritje pagash dhe ka prezantuar një plan për çdo sektor. Gjatë një takimi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje edhe bizneseve private dhe sipërmarrjeve të rrisin pagat e punonjësve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga