web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bejko kopjon Lulin/ Nxjerr librin e tij

2023-04-14 15:25:00, Politikë CNA
Bejko kopjon Lulin/ Nxjerr librin e tij
Roland Bejko

Kandidati i vulës për Tiranën, Roland Bejko ka kopjuar shefin e tij Lulzim Basha, duke pretenduar se mund të fitojë zgjedhjet e 14 Majit me një libër.

Po ashtu si ish kryetari i tij, Basha, i cili mendonte se mund të fitonte zgjedhjet parlamentare të 2021 me “Misionin” e tij, duke gënjyer për biografinë, apo për ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo të tjera si këto, edhe Bejko mendon se mund të fitojë zgjedhjet duke mbushur një libër me premtime e gënjeshtra.

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha ai./ CNA.al

Bejko kopjon Lulin/ Nxjerr librin e tij





Lajmet e fundit nga