web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bejko reveals the secret himself/ How he begged Berisha for cooperation through Kelliç

2023-04-12 12:36:00, Politikë CNA
Bejko reveals the secret himself/ How he begged Berisha for cooperation through
Illustrative photo

You are born a trader, you don't become one!

Roland Bejko, yesterday in a TV studio, said that at the moment the negotiations between the two groups, Gazment Bardhi and Edi Paloka, started, he had privately asked Këlliçi to talk to former Prime Minister Sali Berisha.

If Berisha's answer had been positive, Bejko declared that he would have supported Kelliç's candidacy.

“Po nxjerr një sekret, pa e ditur fare që do të garoja. Dua t’ju them që në momentin që nisën negociatat mes Palokës dhe Bardhit, unë kam qenë kundër, sepse në momentin që bëhemi të gjithë kundër berishizmit, duhet të mbetemi ashtu. S’i dihet, sot je pakicë, nesër shumicë. Si Meloni.

Unë i shkruajta Belindit dhe i thashë, pranoje ofertën që të është bërë nga ana jonë, sepse është për të mirën tënde.

Shko dhe thuaji, doktor, është mirë të bashkëpunojmë dhe të marrim fitore. Nëse ta pranon, zotëri, mua do të më kesh në krah dhe me jugun do të merrem unë.

Unë i kërkoj ndjesë që e përmend, por me këtë gjë dua të them se sa seriozisht e kishim ne".

Nga këto fjali të deklaruara spontanisht dhe publikisht nga Bejko dalin disa konkluzione.

Së pari: Bejko në gusht 2022 nuk e kishte pasur fare në plan të kandidonte as në Gjirokastër, e aq më pak në Tiranë.

Së dyti: Bejkon, megjithëse, nuk e kishte ngarkuar njeri me negociata, "negocionte" me Belindin. Negociata ishte private sepse Bejko premtonte që ai do të angazhohej në fushatën në gjithë jugun. Negociata ishte për t'i përcjellë Berishës dhe nuk kishte lidhje me fushatën për Tiranën.

Së treti: Bejko, që paskësh qenë kundër negociatave mes Bardhit dhe Palokës në gusht 2022, nuk e kishte problem "non grata"-n pasi mori vesh që negociatat kishin nisur, bile i niste mesazhe për marrëveshje private bashkëpunimi pikërisht Berishës.

Se katërti: Bejko ka pasur motiv të besojë që Gaz Bardhi ka qenë duke bërë negociata edhe ai për veten e vet, dhe jo për grupimin në emër të të cilit angazhohej, ndryshe Bejko nuk kishte pse vërsulej, të mos humbte kohë për kokën e vet. Negociata me Gazin nëse Gazi nuk kishte vetëm hallin e kokës së vet, do të rehatonte edhe kokën e Bejkos.

Së pesti:  nga mënyra se si Bejko ka formuluar mesazhin për Këlliçin duket qartë që ai priste një përgjigje personale për veten e tij nga Berisha. Jo nga Këlliçi!

Së gjashti: Nëse përgjigjja nga Berisha do të kishte qenë: bashkim jo, por Bejko mund të vijë të më takojë, sot Bejko do të ishte në jug, duke punuar për Foltoren dhe "non grata"-n.

Politikan lind, nuk bëhesh!/ CNA.al

 





19:10 POLITICS

Escobar

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...

Lajmet e fundit nga