web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i tij nuk paraqitet në gjykatë/ Justifikohet Alibeaj: Nuk është çështja ime

2022-11-23 20:47:00, Politikë CNA
Avokati i tij nuk paraqitet në gjykatë/ Justifikohet Alibeaj: Nuk
Enkelejd Alibeaj

Konfliktet në Partinë Demokratike po mbeten pa zgjidhje për shkak të shtyrjeve të seancave në Gjykatën e Apelit.

Dhe arsyeja e këtyre shtyrjeje ka qenë gjithmonë avokati Indrit Sefa i grupit të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk është nuk u paraqitur në seanca dhe ka depozituar kërkesa për shtyrje, në njërin rast me pretendimin e arsyeve shëndetësore.

Pra, teksa Alibeaj me grupin e tij ankimon dhe proteston që të afrohet data e seancës në Gjykatën e Apelit, avokati i tyre zvarrit çështjen duke mos u paraqitur në seancë.

Pikërisht për këto mungesa të avokatit në seancat gjyqësore është pyetur mbrëmjen e sotme edhe vetë Enkelejd Alibeaj në emisionin “Debat”.

“Pse nuk ka shkuar përfaqësuesi ligjor? Pse u deshën këto vendime që lënë zvarrë edhe vendime të tjera”, shtroi pyetjet moderatorja Alba Alishani.

Por Alibeaj nuk preferoi të flasë për mungesat e avokatit Sefa. Deputeti u justifikua se çështja që është shtyrë në Apel nuk është ajo për të cilën ai ka ngritur ankimim, për vulën e PD-së, por është për Kuvendin e 17 korrikut 2021 të Lulzim Bashës.

“Në datën 6 dhjetor, ka një çështje në gjykatën e Apelit që nuk është çështja e Apelit ajo e cila ka lidhje me ankimin që unë kam ushtruar në këtë pozicion ndaj vendimit të Zhukrit, në qoftë se kjo është një mënyrë e mirë për ta kuptuar juve dhe kushdo tjetër.

Pra, është një çështje teknike që s’ka lidhje fare. Ka lidhje me Kuvendin e datës 17 korrik të vitit të kaluar.

Edhe njëherë, nuk është një çështje për të cilën unë kam ushtruar ankim, për të cilën unë kam kërkuar që në 31 maj të këtij viti që gjykata e Apelit të përshpejtojë, që ende sot nuk ka një datë e për të cilën kemi kërkuar gjithmonë e më shumë që të dalë si datë gjykimi, dhe nuk e di se cilat janë arsyet që Gjykata e Apelit… dhe cilat janë forcat në fakt, e imagjinoj se cilat janë forcat dhe cilat e pengojnë daljen e asaj çështjeje në Gjykatën e Apelit”, u shpreh ai.

Faced with the moderator's insistence on an answer to the lawyer's absence, Alibeaj declared once again that it is not his issue.

"This issue is not the one that resolves the issue of the seal, logo, signature. So, this is not the issue of the appeal that I have exercised in the task that I told you a little above, against the decision of the first instance of Agron Zhukri. I have asked for the case that I want to resolve and it is not coming to the Court of Appeal. This is an unrelated issue, I believe it is already clear to everyone", said Alibeaj./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga