web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në ditën e Samitit/ Berisha tjetër paralajmërim Qeverisë

2022-11-23 19:39:00, Politikë CNA
Protesta në ditën e Samitit/ Berisha tjetër paralajmërim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër paralajmërim për Qeverinë në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe Samiti i Bashkimit Europian-Ballkanit Perëndimor.

Në një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, Berisha tha se protesta do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë

“Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara.

Në këtë kontekst le ti bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri”, theksoi kreu i demokratëve./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga