web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Popullit/ Bardhi: Nuk do zgjidhet duke ngrënë pica e duke pirë cigare me Ramën

2023-09-19 14:28:00, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar kërkesën që i ka dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit ku thekson se duhet të ketë një proes transparent.

Në një prononcim për gazetarët sot pas mbledhjes me deputetët demokratë në Kukës , Bardhi është shprehur se kërkesa është bërë pas një shqetësimi që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe delegacionit të BE-së, të cilët kanë kërkuar që të ecet përpara me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi ka deklaruar se për grupin parlamentar të PD-së, është e papranueshme që Avokati i Popullit të zgjidhet duke ngrënë pica dhe duke pirë cigare me Ramën.

Ai nënvizoi se për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duhet të ketë një proces transparent.





Lajmet e fundit nga